LAJMI I FUNDIT:

Opinion – Visar Bekaj meriton të jetë portieri i parë i Kosovës, para Muriqit

Opinion – Visar Bekaj meriton të jetë portieri i parë i Kosovës, para Muriqit

Poriteri është një nga pozicionet më të lehta për një trajner që të marrë vendimin se kush të performojë. Por, një dilemë, e trilemë aspak të lehtë nuk e ka përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, për portën e përfaqësueses tonë. Së paku, kjo nuk do të duhej të ishte e lehtë për të.

Është Arijanet Muriqi, shqiptari nga Mali i Zi ai që ka arritur të zë vendin në portën e Kosovës, duke debutuar në sfidën ndaj Azerbajxhanit në Ligën e Kombeve.

Muriçi në atë takim e la në stol portierin legjendar, Samir Ujkani, i cili mund të quhet i tillë duke qenë një prej më të parëve që pranoi të luajë për përfaqësuesen e Kosovës. Por, në perëndim të karrierës, është Ujkani ai që duhet të kuptojë se koha ka ardhur për një tranzicion në portën e përfaqësueses së Kosovës, dhe se ai e kuptoi këtë, kjo u pa në ditën që Kosova triumfoi ndaj Azerbajxhanit ku ai vullnetarisht u sakrifikua për të mundësuar debutimin e Muriqit.

Arijanet Muriqi (Foto: Gareth Copley/Getty Images/Guliver)

Muriçi në atë takim arriti të ndalë një goditje ndërsa ishte i mirë në lojën me këmbë, duke treguar se mund t’i përshtatet stilit të lojës me posedim të topit.

Kështu, pak ndihmuar edhe nga mediat, Muriqi fitoi zemrat e të gjithëve, por këtu nuk kanë ndikuar aq parqitjet e tij me Manchester Cityn.

Diku larg nga Anglia, në një kampionat që ka vetëm ngritje, për klubin më të madh të atij vendi, është një tjetër portier në stolin e Kosovës që ka luajtur rregullisht gjatë këtij sezoni, duke qenë portieri më i mirë i kampionatit, e pse jo i gjithë rajonit.

Visar Bekaj meriton debutimin

Fillimisht Visar Bekaj meriton debutimin. Portieri i Prishtinës rregullisht grumbullohet për Kosovën A, por ishte një performues i jashtëzakonshëm edhe për Kosovën U-21, duke shfaqur shkëlqimin e tij për përfaqësuesen, si e ardhmja e portës.

Visar Bekaj, Foto: FFK – Facebook

Ai po grumbullohet nga Bernard Challandes dhe Bekaj nuk debutoi ende për Kosovën A, duke parë se janë dy portierë tjerë para tij, të cilët Challandes i vlerëson më shumë se Bekaj, jo për shkak të paraqitjeve të tyre, por për shkak të klubeve ku gjenden – veçanërisht Muriçin.

Është koha që Bekaj të debutojë dhe rast më të mirë për këtë nuk ka se miqësorja ndaj Danimarkës dhe Challandes duhet ta marrë këtë vendim dhe jo për çështje nderi ose mëshire, por sepse Bekaj meriton këtë.

Visar Bekaj ka më shumë paraqitje se Muriqi

Visar Bekaj28 paraqitje, 2550 minuta (Europa League, Superliga e Kosovës, Kupa e Kosovës).
Arijanet Muriçi5 paraqitje, 450 minuta (Kupa e Ligës – EFL Cup)

Visar Bekaj ka qenë konstant në formë. Nuk është vetëm mbrojtja e Prishtinës e hekurt – sepse një mbrojtje e tillë s’mund të jetë e hekurt pa një themel të fortë, siç është Bekaj.

Ai pranoi vetëm 9 gola në 22 ndeshje në Superligën e Kosovës, kurse nuk pranoi asnjë gol në kualifikimet për Europa League, ku Prishtina u eliminua në penalti – e ku edhe aty shkëlqeu Bekaj duke ndalur disa penalti, por që ishte i hendikepuar nga mungesa e gjakftohtësisë së bashkëlojtarëve për t’u shpallur hero. Ai fitoi zemrat e prishtinasve, megjithatë.

Arijanet Muriqi, Foto: FFK – Facebook

E vërtetë që Bekaj luan në Superligën e Kosovës. E vërtetë që niveli i ndeshjeve nuk është sikurse në Angli, por performancat e Muriqit nuk ishin në Ligën Premier, e as ndaj top skuadrave.

Muriqi performoi ndaj skuadra si Oxfordi dhe Burton, të cilat top tri klubet kosovare mund t’i mposhtin në ditën e tyre më të mirë.

Muriqi do të zë pozitën e titullarit për Kosovën A, por për këtë nuk mjafton që të stërvitet nga Pep Guardiola. Ai ka nevojë për më shumë minuta për të pasur statusin e titullarit, sidomos në krahasim me Visar Bekajn që ka nga qershori që rregullisht performon në formë konstante, e pse jo edhe në krahasim me Betim Halimin që po ashtu ka minuta lojë në Ukrainë, një kampionat që duhet respektuar.

Kosova do të zhvillojë ndeshjet kualifikuese për Euro 2020 me aventurën që fillon ndaj Bullgarisë jo për t’u nënçmuar dhe në portë Challandes pritet të nisë me Arijanet Muriqin që ka eksperiencë të kufizuar dhe minuta tejet të kufizuar loje këtë sezon, përderisa në stol është margaritari prishtinas, i cili nuk është aspak inferior ndaj Muriqit.

Visar Bekaj dhe Samir Ujkani, Foto: FFK – Facebook

Visar Bekaj ka dëshmuar se është larg portieri më i mirë në Kosovë dhe mund të luajë në cilin do kampionat evropian, duke qenë shumë nivele më lart se bashkëlojtarët e tij te Prishtina – natyrisht me hapësirë të konsiderueshme për t’u përmirësuar.

Visar Bekaj meriton të jetë titullar për Kosovën edhe në kualifikime. Së paku, statistikat flasin në të mirë të tij edhe nëse këtë nuk e bëjnë mediat e komuniteti i entuziazmuar sportiv.

Në trend Sport

Më shumë
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Ligue 1
“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

Ligat tjera

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Kalo në kategori