LAJMI I FUNDIT:

Analizë e CNN-it, pas sulmit amerikan në Siri: Skenarët e mundshëm të një kaosi të përgjakshëm

Analizë e CNN-it, pas sulmit amerikan në Siri: Skenarët e mundshëm të një kaosi të përgjakshëm
U.S. Navy guided-missile destroyer USS Porter (DDG 78) conducts strike operations while in the Mediterranean Sea which U.S. Defense Department said was a part of cruise missile strike against Syria on April 7, 2017. Ford Williams/Courtesy U.S. Navy/Handout via REUTERS ATTENTION EDITORS - THIS IMAGE WAS PROVIDED BY A THIRD PARTY. EDITORIAL USE ONLY.

Anijet me raketa iu bashkuan marinës ruse në brigjet e Sirisë, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve amerikane mbi bazën Shayrat. Në të njëjtën kohë, Rusia është tërhequr nga marrëveshja me Washingtonin për parandalimin e incidenteve ajrore në Siri.

Siç njoftuan mediat shtetërore ruse, anija “Admiral Grigorovich” iu bashkua flotës prej të paktën gjashtë anijeve luftarake.

“Shfaqja e tillë i muskujve mund të ketë pasoja të mëdha”, thotë analisti Fyodor Lukyanov. “Por, është edhe ana pozitive. Për Trumpin, bisedimet për Sirinë ishin të vështira me Rusinë, sepse vepronte nga pozita e dobët. Tash mund të themi se, kur Amerika e tregoi fuqinë, ai kthehet në bisedimet të cilat nuk do të jenë më të njëanshme. Pra, tash asnjëra palë nuk do të dominojë”.

Zëdhënësit e Putinit kanë thënë se sulmin amerikan e cilësojnë si “agresion kundër shtetit të pavarur dhe shkelje të së drejtës ndërkombëtare”. Ndërkaq, sot është deklaruar edhe Koreja e Veriut që këtë akt e quan “agresion që tregon se duhet të shtojmë forcën ushtarake – që dhunës t’i përgjigjemi me dhunë”.

CNN ka analizuar rreziqe e drejtpërdrejtë me rastin e sulmit amerikan në bazën siriane, transmeton Telegrafi.

Sulmet mund të ketë mbështetje nga lojtarët perëndimorë, nga Turqia dhe aleatët e saj. Uniteti dhe entuziazmi i këtyre lojtarëve kyçë nuk është diçka që shpesh e kemi parë gjatë luftës gjashtëvjeçare në Siri. Tash, SHBA-të, Britania e Madhe, Franca dhe Turqia besojnë se ka ardhur koha që të zhduket pakënaqësia globale për mos reagim.

Bashar al-Assadi me siguri do të reagojë, sepse këtë gjithmonë e bën. Reagime ndoshta nuk do të jenë si sulmet amerikane në Siri, por mund të sulmojë caqet amerikane që janë në afërsi, p.sh. në Liban. Trumpi do të duhet të përballet me pasojat e papritura dhe të paparashikueshme.

Pa dyshim, qëllimi kryesor i ndërhyrjes ruse në Siri ishte për të forcuar pozicionin e Moskës në skenën botërore, sidomos pas pasojave të rrezikshme që sanksionet evropiane kishin në ekonomin e saj. Tash Rusia ka nevojë të gjejë përgjigje të përshtatshme – ndoshta nuk do të jetë një ndërhyrje ushtarake, por mund ta bëjë diçka p.sh. në Libi apo në Ukrainë.

Autoritetet në Damask kanë marrë vendim të gabuar kur vendosën të testojnë presidentin e papërvojë amerikan në lidhje me sulmet kimike, duke gjykuar keq edhe gatishmërinë e tij për të reaguar. Me vite sirianët po kryejnë sulme ajrore, duke vrarë qindra-mijëra njerëz. Sulmi amerikan mund të detyronte Assadin të tërhiqet nga kjo aventurë, sepse një dështim i ngjashëm do të ishte i papranueshëm për të, transmeton Telegrafi.

Luftërat zakonisht përfundojnë për shkak se një nga palët e përfshira mbetet pa trupa, pa armë apo para. Sirinë e ndjek një tjetër mallkim – fakti se në territorin e saj ka luftëtarë të huaj. Gjithmonë aty është një grup i ri nga jashtë, i gatshëm për të mbështetur njërën nga palët në konflikt – bash kur fuqia e asaj pale nis të bie.

Damasku është duke fituar betejën kundër kryengritësve. Nëse vazhdojnë aksionet amerikane në Siri, ato mund të dobësojnë Assadin e të ndihmojnë kryengritësit, gjë që do të çonte në zgjerimin e dhunës dhe të luftës së përgjakshme në Siri. Kjo do të thotë se do të ketë më shumë kaos, më shumë refugjatë, më shumë fëmijë të vrarë… /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Jugu i Gjermanisë i rrezikuar nga

Jugu i Gjermanisë i rrezikuar nga "përmbytjet e shekullit"

Evropa
Pse Italia, Franca e Kroacia po shesin shtëpi për 1 euro?

Pse Italia, Franca e Kroacia po shesin shtëpi për 1 euro?

Evropa
Rusia po i afrohet me shpejtësi një “rekordi të zi” të humbjeve të automjeteve të blinduara të personelit në Ukrainë

Rusia po i afrohet me shpejtësi një “rekordi të zi” të humbjeve të automjeteve të blinduara të personelit në Ukrainë

Botë
Vendet e NATO-s hoqën kufizimet e armëve për Ukrainën - reagimi nga Kievi erdhi menjëherë

Vendet e NATO-s hoqën kufizimet e armëve për Ukrainën - reagimi nga Kievi erdhi menjëherë

Botë
Pas luftimeve të ashpra, e detyruan të dorëzohet, pastaj ukrainasit i ofrojnë cigare dhe ndihmë ushtarit rus – pamje që tregojnë ngjarjen nga vija e frontit

Pas luftimeve të ashpra, e detyruan të dorëzohet, pastaj ukrainasit i ofrojnë cigare dhe ndihmë ushtarit rus – pamje që tregojnë ngjarjen nga vija e frontit

Botë
Gruaja nga Çikago bleu një shtëpi për 1 euro në Itali - tregon se si e transformoi atë

Gruaja nga Çikago bleu një shtëpi për 1 euro në Itali - tregon se si e transformoi atë

Botë
Kalo në kategori