LAJMI I FUNDIT:

Analistët: Serbia po ndërhyn edhe në fushatën zgjedhore në Kosovë

Analistët: Serbia po ndërhyn edhe në fushatën zgjedhore në Kosovë

Deklarata e drejtorit të Zyrës për Kosovës në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, lidhur me të përzgjedhurit serbë në Kosovë në zgjedhjet e 11 qershorit, po cilësohet si ndërhyje në punët e brendshme të shtetit të Kosovës.

Gjuriq, i cili para dy ditë ka qëndruar në veriun e Kosovës, gjatë tubimit në Leposaviq ka thënë se në zgjedhjet e 11 qershorit serbët do të zgjedhin mes atyre që ka përzgjedhur Republika e Serbisë, e jo të atyre që po përpiqen t’i zgjedhin shqiptarët.


Belul Beqaj, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se ardhja e drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë në Kosovë mund të konsiderohet si ndërhyrje në punët e brendshme të shtetit të Kosovës.

“Mund të konsiderohet si ndërhyrje nëse ardhja dhe aktiviteti i tij është në kundërshtim me rregullat dhe interesin e Kosovës,në të kundërtën ,nëse vjen sipas rregullave dhe respekton interesin e shtetit të Kosovës, atëherë mund të konsiderohet si një aktivitet i natyrshëm”, ka thënë Beqaj.

Sipas tij, deklarata e Gjuriqit është dëshmi se çfarë gabimi ka bërë pushteti Kosovës dhe miqtë ndërkombëtarë kur kanë lejuar formimin e një liste etnike.

“Lista etnike nuk ishte as në interesin e Kosovës dhe Serbisë, por as në përputhje me standardet ndërkombëtare meqë Kosova dhe BE-ja janë entitete multietnike ndërsa formimi i një subjekti etnik ishte produkt anakronik i kohës për të cilën të gjithë krijuesit e këtij subjekti duhet të bartin përgjegjësi politike”, shtoi tutje ai.

Edhe Ramush Tahiri, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se Gjuriq është duke ndërhyrë në punët e brendshme të shtetit të Kosovës pasi nuk ka ndonjë marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe të Serbisë.

Ai tha po ashtu se Gjuriq është duke ndërhyrë edhe në gjashtë partitë politike të serbëve, pasi është duke e përkrahur vetëm Listën Serbe.

“Ata thërrasin drejtpërdrejtë qytetarët e Kosovës që ta përkrahin Listën Serbe pasi i mbron interesat e shtetit të tyre”, ka thënë Tahiri.

Ai po ashtu u shpreh se do ishte më se normale sikur serbët edhe shqiptarët të kishin spektrin e vet politik dhe përfaqësim regjional.

“Të kenë më shumë se një parti në parlament”, tha tutje Ramush Tahiri.

Edhe analisti Imer Mushkolaj ka thënë se Kosova nuk duhet të lejojë zyrtarët e Beogradit që të vijnë në Kosovë e të bëjnë propagandë kundër shtetit të Kosovës.

Ai tha se kjo është ndërhyrje e drejtpërdrejtë e Beogradit në çështje të brendshme të Kosovës.

Sipas tij, serbët kosovarë i takojnë Kosovës, e jo Serbisë, pavarësisht se vazhdojnë përpjekjet për manipulimin e tyre.

“Serbët kosovarë duhet të vendosin për të ardhmen e vet sipas vullnetit të tyre, e jo sipas vullnetit të tyre, e jo sipas vullnetit të Beogradit. Shteti i Kosovës nuk duhet të lejojë zyrtarët e Beogradit që të vijnë në Kosovë e të bëjnë propagandë kundër shtetit të Kosovës”, u shpreh Mushkolaj.

Ndryshe, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, para dy ditë ka qëndruar në Veriun e Kosovës, përkatësisht në Leposaviq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta

Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta "transformojë" dialogun

Lajme
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori