LAJMI I FUNDIT:

Ana fotomodelistja e vogël, cilësohet fëmija më i bukur në Kosovë

Ana fotomodelistja e vogël, cilësohet fëmija më i bukur në Kosovë

Është vetëm katër vjeç dhe tanimë ka bërë një mini-karrierë në modeling. Pamja e saj magjepsëse ka joshur shumë profesionistë të fotografisë dhe të dizajnit të modës që të punojnë me të. Po ashtu është e angazhuar edhe nga agjenci të modës për fëmijë si përfaqësuese në evente të fëmijëve.

Kjo është vajza e vogël e quajtur Ana, me sy të gjelbër, flokë të kafenjtë më një nuancë ngjyrë ari dhe buzëqeshje magjike që, posa ta shohësh, fillon ta admirosh.


Tani ajo ka marrë epitetin e fëmijës më të bukur në Kosovë, ngase është vlerësuar nga shumë profesionistë si të fotografisë, modës dhe dizajnit ashtu dhe të modelingut. Ata çdo herë ndiejnë kënaqësi të punojnë me Anën.

Në vlerësimin e tij për Anën, Norik Uka, fotograf profesionist, flet me plot admirim; ai përtej të bukurës, i jep edhe plot ngjyrime karakterit të saj që e bëjnë edhe më të kompletuar.

Ana është një vajzë e jashtëzakonshme, me një shpirt të bardhë, i cili i reflekton në fytyrë, çiltëria që ka i jep Anës një buzëqeshje të parezistueshme. Të punosh me Anën është më lehtë se të punosh me një të rritur, plot pasion, plot energji dhe shumë disiplinë. Kjo është vetëm një pjesë e shkurtër nga referenca e Norikut për Anën.

Në bashkëpunimet e shumta me kreatorë dhe disenjatorë të ndryshëm, Ana ka prezantuar edhe veshjet e brendit për fëmijë BKR, ku ka marrë pjesë në setin promovues të kreatores Blerina Kllokoqi-Rugova. Ajo është mahnitur me paraqitjen e Anës, me bukurinë fëmijërore, brishtësinë, si dhe me dukjen e kompletuar të një modelisteje të vogël.

Në referencën e saj për Anën, Blerina Kllokoqi-Rugova shprehet: “Jemi mësuar që gjërat e bukura të jenë të mëdha por, ja që nganjëherë gjërat e vogla janë më të bukura se vetë ato. Ana u dha hijeshinë fustaneve tona, duke i kthyer veshjet në një kryevepër”.

Ana po ashtu ka marrë pjesë në sfilata të ndryshme të organizuara nga agjencia e modës “Vija Models”, e drejtuar nga Françesk Frrokaj, i cili për Anën flet me plot admirim, duke e cilësuar si fëmijën më të bukur në Kosovë e më gjerë, ai e përshkruan kështu: “Pa dyshim që Ana është fëmija më i bukur në Kosovë, ajo është një modeliste e lindur, ka një paraqitje të mahnitshme në pistë gjatë sfilatës, me plot vetëbesim, me buzëqeshje të magjishme. Ajo është një vajzë e kompletuar për modeliste, andaj kemi kënaqësinë që ta kemi pjesë të sfilatave tona”.

Përveç bashkëpunimeve me kreatorë kosovarë, Ana ka prezantuar edhe veshjet e kreatores për fëmijë, Denada Stafa-Llanaj, të brendit “Baby Boo”, me seli në Tiranë.

Denada ka fjalët më admiruese për këtë vajzë të vogël. Ajo, përtej bukurisë dhe çiltërisë fëmijërore, vlerëson lart talentin dhe paraqitjen skenike që ka Ana.

Sybukura Ana, është çelësi i pasqyrimit të elegancës në çdo veshje që i besohet! Transmeton energji pozitive, ngjyrime dashurie dhe siguri në çdo prezantim. Tiparet e Anës përshtaten mrekullisht me çdo stilim, ku për ne stilistët ky është një avantazh i madh.

Uroj që e vogla Ana, të vazhdojë këtë nismë dhe pse jo të konkurrojë modelingun ndërkombëtar. Ana është dashuri! – me këto fjalë përfundon vlerësimin e saj Denada Stafa-Llanaj.

Në profilin e saj në Instagram ajo ka mijëra ndjekës, të i cilët ndjekin vazhdimisht publikimet e fotove të saj. Madje foto të shumta të saj janë marrë nga profile prestigjioze për fëmijë në Instagram, duke e renditur përkrah fëmijëve më të bukur në botë. /Telegrafi/