LAJMI I FUNDIT:

Ami tregon punën e parë dhe rrogën!

Ami tregon punën e parë dhe rrogën!

Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi, vetëm pak ditë më parë kanë festuar 10-vjetorin e biznesit të tyre në një ceremoni të mbajtur në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë.

Një dekadë pas krijimit të agjencisë së eventeve, për Amin dhe Ermalin, sfidat nuk kanë qenë të pakta, por sot janë të dy të lumtur që ia kanë dalë të realizojnë qëllimet që i kishin vendosur vetes qysh në ditën e parë.


E ftuar pasditen e sotme në “Rudina”, Ami tregoi më shumë për ecurinë e 10 viteve në biznes, pa harruar vështirësitë e viteve të para: “Mbaj mend që në fillim të biznesit, punoja në Portokalli. Të premten dhe të shtunën ishte shfaqja, ndërsa të dielën, ndërsa transmetohej Portokallia, unë isha në terren me tuta.

Njerëzit shpesh edhe habiteshin kur më shikonin: Ami? më pyesnin me dyshim kur më shikonin ashtu…” “Ishin vite me sfida dhe vështirësi të mëdha, shpeshherë edhe ekomike…” – tregon Ami duke shtuar se si fillim, ajo dhe Ermali kishin marrë një kredi, pastaj e ndihmonin biznesin edhe me rrogat në televizion: “Fillimisht kemi marrë një kredi, pastaj edhe me rrogat që merrnim edhe nga puna në televizion… Ishim shumë të rinj atëherë…” – kujton ajo.

Ndërsa Rudina ndërhyn duke i kujtuar punën dhe rrogën e saj të parë: “Po ti rrogën e parë e ke marrë në Klan apo jo?” – e pyet moderatorja: “Është e vërtetë, rrogën e parë e kam marrë në Klan dhe i jam shumë mirënjohëse Klanit për mundësinë që më ka dhënë. Në atë kohë, unë sapo kisha mbaruar shkollën e mesme kur u bëra pjesë e grupit të Albit…” – tregon moderatorja.

Televizioni Klan ishte dera që i hapi rrugën një karriere të gjatë në ekran, tregon më tej Ami. Edhe pse prej disa vitesh është tërhequr për t’iu përkushtuar plotësisht biznesit, moderatorja dhe sipërmarrësja është gjithmonë e hapur për projekte të reja televizive që do t’i ofrohen.

Në trend Magazina

Më shumë
Një video e cila po qarkullon me të madhe në rrjetet sociale, ka bërë fansat të besojnë se fitorja ishte e manipuluar

Një video e cila po qarkullon me të madhe në rrjetet sociale, ka bërë fansat të besojnë se fitorja ishte e manipuluar

Magazina
Getinjo publikon fotografi nga

Getinjo publikon fotografi nga "burgu": Allah falëm, sepse kemi me i mërzit zullumqarët

Magazina
Modelja e cila mbylli instalacionin

Modelja e cila mbylli instalacionin "New York to Dublin" për shkak të ekspozimit të gjoksit, kishte akuzuar Kanye Westin për homoseksualizëm

Magazina
“E futën në psikiatri gjashtë muaj, kot!”, Jul Deda bën rrëfimin tronditës për të atin e ndjerë: I thanë që do i presin këmbën

“E futën në psikiatri gjashtë muaj, kot!”, Jul Deda bën rrëfimin tronditës për të atin e ndjerë: I thanë që do i presin këmbën

Magazina
Publikohen rezultatet e votimit në gjysmëfinale - Besa ishte shumë larg kualifikimit të Shqipërisë në finalen e

Publikohen rezultatet e votimit në gjysmëfinale - Besa ishte shumë larg kualifikimit të Shqipërisë në finalen e "Eurovision 2024"

Magazina
Martohet Don Arbas – Arta Bajrami publikon fotografi me çiftin e ri

Martohet Don Arbas – Arta Bajrami publikon fotografi me çiftin e ri

Magazina
Kalo në kategori