LAJMI I FUNDIT:

Amerikani fiton 450 mijë dollarë, pasi paditi punëdhënësin që i organizoi festë për ditëlindje

Amerikani fiton 450 mijë dollarë, pasi paditi punëdhënësin që i organizoi festë për ditëlindje

Kevin Berling nga Kentucky mori 450 mijë dollarë, pasi paditi punëdhënësin që organizoi aheng me rastin e ditëlindjes së tij.

Në fakt, Berling punonte në një laborator medicinal të quajtur Gravity Diagnostics. E punëdhënësit dhe kolegëve u kishte thënë se nuk dëshiron ndonjë befasi për ditëlindje, pasi vuan nga sulmet e panikut. Megjithatë, kërkesën e tij nuk e respektuan, transmeton Telegrafi.


Ata organizuan aheng, kurse Berling siç edhe ishte pritur – ka pësuar sulme paniku dhe u detyrua të shkojë në veturë për të ngrënë drekën.

Sikur kjo të mos mjaftonte, shefi të nesërmen i kishte thënë se është sjellë “si një vajzë e vogël” dhe se ia “ka prishur disponimin kolegëve të tij”. Madje shpejt edhe u shkarkua.

Por rasti përfundoi në gjykatë, pasi Berling konsideron se ishte diskriminuar për shkak të gjendjes së tij psikike dhe se nuk i është mundësuar kryerja e punës në një ambient të sigurt, shkruan BBC.

Kështu gjykata mori vendim që atij t’i ndahen 150 mijë dollarë për “humbjen e pagave” dhe 300 mijë tjera për “dhimbjen e shkaktuar, poshtërimin dhe humbjen e vetëbesimit”. /Telegrafi/