LAJMI I FUNDIT:

Amerikanët votuan ndryshimin, por edhe shqiptarët munden

Amerikanët votuan ndryshimin, por edhe shqiptarët munden

Arlinda Memetaj

Pas përfundimit të fushatës zgjedhore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, doli edhe rezultati të cilin shumë pak njerëz në këtë nënqiell e prisnin. Thënë realisht, shumë gra anembanë globit fërkonin duart që për herë të parë në krye të shtetit më të fortë të botës, të vjen një grua, pra Hillary Clinton.


Por, rezultatet treguan një garë shumë të përafërt, në të cilën triumfoi kandidati Republikan, Donald Trump.

Sa e habitshme aq edhe e pritshme, sidomos kur kemi parasysh që kemi të bëjmë me një shtet i cili tradicionalisht në ndërrimin e pushteteve shpreson në ndryshim më të mirë për jetën e vetë qytetarëve. Madje premtimi i parë i presidentit të sapo zgjedhur ishte se ai do të jetë president i gjithë amerikanëve; do t’i mbrojë të gjithë, pavarësisht ngjyrës, besimit apo nacionalitetit. Amerikanët besuan fort në ndryshimin, andaj edhe zgjodhën kandidatin republikan, kundrejt atij demokrat, partia e së cilës ishte në pushtet gjatë tetë viteve të fundit.

Kështu ndodh në Amerikë, vendin ku ëndrrat bëhen realitet me lehtësinë më të madhe.

Por, nga ana tjetër, nuk mundem e të mos e shpreh shqetësimin për vendin tonë. Edhe tek ne, votuesit, kur shkojnë tek kutitë e votimit, shkojnë me bindjen se me vete dhe me votimin e tyre, mbartin ardhmërinë e vendit, ardhmërinë e qytetarëve dhe fëmijëve. Por, e kaluara fatkeqësisht ka dëshmuar pikërisht të kundërtën. Sipas asaj që u mësuam të shikojmë në atë që mund të quhet traditë çerek shekulli demokracie, në Maqedoni u panë shumë ditë të zeza.

Pas formimit të Parlamentit të parë, na ndodhi Bit Pazari. Ngjarje që pakkush mund ta harrojë. Katër të vrarë dhe dhjetëra të lënduar rëndë. Atëherë thamë se më keq nuk ka ku shkon.

Por, menjëherë, në formatin e dytë, na ndodhi Tetova e Gostivari. Na dolën parullat e dhomave të gazit, e çka jo tjetër. Edhe atëherë viktima e gjak. Edhe atëherë thamë: më keq se kaq nuk bëhet.

Nuk kaloi shumë kohë, si pasojë e politikave shtypëse e diskriminuese, durimit i erdhi fundit. Plasi lufta e 2001-shit.

Atëherë thamë, prej tash e tutje, do jetë vetëm mirë, sepse thirreshim në Marrëveshjen e Ohrit. Por, menjëherë u zhgënjyem. Gjakderdhje në vreshtat e Rashtakut, me qëllim që të lidhen shqiptarët e UÇK-së me celulat terroriste të Lindjes së Mesme.

Por, menjëherë pas zgjedhjeve tjera dhe ndërrimit të pushteteve, na ndodhi sërish Brodeci. Vrasje, tortura dhe maltretime. Sërish thamë nuk bëhet më keq se kaq. Por, kishte edhe me keq. Filloi ndërtimi i projekteve monoetnike madhështore, si: Shkupi 2014, rrahja e nxënësve nëpër autobusë e qendra tregtare, në Kala, vrasja e shqiptarëve në Haraçinë, në Sfillare e gjetkë.

Shqiptarët nga një popull shtetformues, u shndërruan në fajtorë kujdestarë; në qeraxhinj pa të drejtë ankese.

Burgosje, dhunime, rrahje e sërish gjakderdhje. Prapë thamë: më keq se kaq nuk bëhet më. Nuk shkoi gjatë, kur pritej që Maqedonia të anëtarësohet në NATO, ndodhi vrasja e liqenit të Smilkovës. Më pas pasuan arrestime spektakolare të “terroristëve” që, sipas ministres, kinse qenkan stërvitur në Irak dhe Afganistan, për të kryer vepra terroriste në Maqedoni. Të nesërmen filluan protesta ku u dhunua çdo gjë shqiptare. Prapë thamë mos e më keq.

Kulminacioni u arrit kur në vend u hap kutia e keqpërdorimeve, apo siç e njohim të gjithë: kutia e përgjimeve, e filluan të plasin protesta. E, për t’i ndaluar këto protesta, pushteti inskenoi një strategji që do t’ia kishin zilinë edhe regjisorët më të mëdhenj të Hollivudit. Filloi xhirimi i filmit të Kumanovës, ku sipas skenarit të mirë përgatitur u realizua një film real me 3D, me një kosto shumë të ulët. U harxhuan vetëm disa jetë njerëzish. Prapë thamë s’ka ku shkon më keq.

Tash po harxhohen ditët e po u afrohemi zgjedhjeve dhe kam bindjen se do të vazhdojmë të themi më keq se kaq nuk ka ku shkon edhe në të ardhmen, përderisa nuk mendojmë mirë para se të japim votën tek kutitë e votimit.

Në trend

Më shumë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

La Liga
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

La Liga
Kalo në kategori