LAJMI I FUNDIT:

Amerikanët rekord blerjesh

Amerikanët rekord blerjesh
Shoppers wait outside a Best Buy store to open at 5 a.m. on November 28, 2008 in Los Angeles, California, a day after Thanksgiving. Thousands of shoppers queued up for hours outside many retailers to open to take advantage of "Black Friday," the day after Thanksgiving ,which is considered the traditional kick-off for the Christmas shopping season. With special promotions and deep discounts, most of the year's sales in retail are made during the four weeks leading up to the annual 25 December holiday. AFP PHOTO/Jewel SAMAD (Photo credit should read JEWEL SAMAD/AFP/Getty Images)

Sezoni i festave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po rezulton një sukses i vërtetë. Ditën e premte, shitjet prekën nivele rekord. Kjo ditë, që njihet ndryshe edhe si e Premtja e Zezë, është dita më e zënë për të bërë pazar.

Rekord kanë regjistruar edhe shitjet online, në 1.7 miliard dollarë. Ditën e enjte ndërkohë prekën nivelin e 1.13 miliardë dollarëve, në rritje me 14 për qind në krahasim me vitin e kaluar.


Federata kombëtare e shitjeve me pakicë, deklaron se, pritshmëritë flasin për një rritje të shitjeve gjatë sezonit të festave, me 3.6 për qind gjatë këtij viti, në krahasim me një vit më parë. Shifra pritet të prekë 655.8 miliardë dollarë, dhe shtysa kryesore vjen nga shitjet online.

Blerjet gjatë fundjavës që sapo lamë pas, reflektojnë më mirë se çdo indikator tjetër një rritje ekonomike më të fortë gjatë tremujorit të fundit të vitit.

Gjatë tetorit, shitjet me pakicë në vend u rritën me 0.8 për qind, kryesisht falë rritjes me 1.5 për qind të shitjeve online.

Norma e ulët e papunësisë, më e ulëta në 8 vite, pranë 4.9 për qind si dhe rritja e pagave, me 2.8 për qind gjatë vitit, që është edhe rritja më e madhe që prej 2009-ës, po nxit bindshëm besimin konsumator si dhe fuqinë blerëse. /Telegrafi/