LAJMI I FUNDIT:

Ambasadorja Shala në Malajzi: Kosova shembull i ndërtimit të paqes

Ambasadorja Shala në Malajzi: Kosova shembull i ndërtimit të paqes

Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC, Elvana Shala, po qëndron në Kuala Lumpur të Malajzisë, ku po zhvillon punimet Samiti Global i Paqes, i cili ka mbledhur mbi 100 Ambasador Global të Paqes, aktivistë për të drejtat e njeriut, diplomat të rinj dhe përfaqësues të agjencive të ndryshme të OKB-së, nga vende të ndryshme të botës.

Ajo ishte sot pjesë e panelit diskutues “Diplomatët e Rinj” bashkë me përfaqësuesit e Bangladeshit, Palestinës dhe Kenyas, të cilët kanë diskutuar për rolin e OKB-së në krijimin e paqes në botë, dhe rëndësinë e ruajtjes së demokracisë në vendet në konflikt.


Në pjesën e saj të diskutimit, Shala ka folur për rëndësinë e minimizimit të paragjykimeve për të formuar marrëdhënie bashkëpunimi midis shteteve dhe kombeve të ndryshme, duke shtuar se derisa ka dallime dhe paragjykime mes njerëzve, shteteve apo dhe kombeve, nuk mund të ketë marrëdhënie bashkëpunimi.

“Çdo natyrë njerëzore paragjykimet do e ndalojnë se zhvilluari marrëdhëniet të mira, mes dallimeve qofshin ato në nacionalitet fe apo kulturë. Individët duhet të ndalojnë se paragjykuari si në politikë, diplomaci, kulturë apo çfarëdo sfere tjetër në mënyrë që të kenë sukses në bashkëpunim. Si mund të arrijmë minimizimin e paragjykimit? Atë e arrijmë vetëm duke pranuar dhe respektuar formën e jetesës së tjetrit, shtetin, kulturën apo politikën që zhvillon”, theksoi Shala.

Tutje ajo ka folur edhe për rolin e OKB-së në krijimin e paqes në botë me theks të veçantë Kosovën.

“Roli i OKB-së për të ulur tensionet mes vendeve në konflikt është jashtëzakonisht i madh. Këtu duhet të marr shembull specifik shtetin tim Republikën e Kosovës, kur të përballur me dështimin e negociatave për paqe dhe bllokimin e veprimeve multilaterale përmes Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Shtetet e Bashkuara ndërmorën fushatën për bombardimin e Jugosllavisë në bashkëpunim me NATO-n.  Po në këtë kohë, u kalua në Këshill të Sigurimit të OKB-së Rezoluta 1244, që formalisht e mbajti Kosovën nën sovranitetin e Jugosllavisë, por nën administrim ndërkombëtar të Kombeve të Bashkuara, derisa dërguan përfaqësues të tyre ish-kryetarin finlandez Martti Ahtisaari, i cili në vitin 2007 nxori Planin Gjithëpërfshirës, ku parashihej pavarësi e mbikëqyrur. Në bazë të këtij plani dhe duke u thirrur në Rezolutën 1244, Kuvendi i Kosovës shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008. Ky ndoshta është veç një nga shembujt e shumtë të rolit të OKB-së, në uljen e tensioneve mes vendeve në konflikt”, ka shtuar ajo.

Tutje Shala theksoi se si shtet, multietnik Kosova është shembull i ndërtimit të paqes dhe respektimit të komuniteteve pakicë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori