Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, thotë se presidenti sirian Bashar al-Assad “është kriminel lufte” dhe se SHBA nuk do ta pranonte nëse ai sërish do të garonte në zgjedhje.
Nikki Haley më 3 prill u tha gazetarëve se Assad është “që një kohë të gjatë është bërë pengesë për paqe”, dhe se trajtimi i tij ndaj sirianëve është “i neveritshëm”.
“Ne nuk mendojmë se njerëzit e duan Assadin më”, tha ajo. “Ne nuk mendojmë se ai do të jetë dikush që njerëzit do të duan ta kenë”, shtoi ajo.
E ardhmja e Assadit është bërë pengesa kryesore në bisedimet, që kanë për qëllim t’i japin fund luftës civile gjashtë vjeçare në Siri.
Në gusht të vitit 2011, presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Barack Obama deklaroi se Assad duhet të largohet nga pushteti. Më 2015, Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry tha po ashtu se Assad duhet të largohet, por ai shtoi se koha e largimit të tij mund të jetë subjekt i negociatave.
Haley u pyet nga gazetarët nëse Uashingtoni do të pranonte nëse Assad do të kandidonte sërish për zgjedhje presidenciale.
“Jo, kjo nuk do të thotë se SHBA do ta pranojë atë”, tha ajo.
Që prej nisjes së luftës në Siri, të paktën 300 mijë persona janë vrarë dhe miliona të tjerë nga zhvendosur.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
E modifikuan duke shpresuar se nuk do të arrijnë ta shkatërrojnë, tanku rus “shkeli” në minat ukrainase
Turbulenca të forta gjatë udhëtimit me aeroplan Londër-Singapor, humb jetën një person dhe mbi 30 të lënduar
Iranianët dalin në rrugë për t’i dhënë lamtumirën e fundit presidentit Ebrahim Raisi
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251