Britania e Madhe i gëzohet çdo suksesi të arritur kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Kështu është shprehur ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell në takimin e përbashkët të drejtorëvë të përgjithshëm të doganave të Ballkanit Perëndimor, organizuar nga Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Britanike.
“Vazhdoni kështu për të shënuar përparim në lehtësimin e qarkullimit të tregtisë së lirë dhe njerëzve. E dimë që është e vështirë, por jemi këtu për t’ju ndihmuar”, tha O’Connell.
Ministri i Financave, Bedri Hamza, theksoi se bashkëpunimi me vendet rajonale është duke zënë vend me takime të ministrave dhe niveleve tjera politike, ku janë arritur marrëveshje nga Samiti i Berlinit dhe të tjera.
“Qëllimet tona duhet te jenë të njëjtë dhe të përbashkëta me rajonin për t’i dhënë një shtytje proceseve të integrimeve drejt vendeve të BE-së për të mundësuar lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve. Përveç të hyrave dhe lehtësimit të tregtisë dhe luftimit të krimit, doganat duhet të shtojnë kontroll me efikase në eliminimin e barrierave dhe ngritjen e kapaciteteve”, tha Hamza.
Ai shtoi se ky bashkëpunim rajonal, do të jetë një mundësi e mirë për zhvillim më të qëndrueshëm dhe zbatim të ligjit në fokus luftimin e kontrabandës dhe krimit të organizuar. Sipas tij, këto takime rajonale janë mjaft produktive.
Drejtori i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, tha se doganat kanë një rol të rëndësishëm për të hyrat, për ekonomi informale, andaj bashkëpunimi rajonal është i domosdoshëm edhe për kufi më të sigurt.
“Bashkëpunimi kontribuon edhe në sigurinë rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare”, tha Berisha.
Pjesëmarrësit në këtë takim ishin drejtorë e përgjithshëm të vendeve të rajonit, përfaqësues nga Organizata Botërore e Doganave dhe përfaqësues nga Doganat e Britanisë se Madhe. /KP/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
Modë apo relaks?
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre