LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori gjerman mbështet deklaratën e Von Cramon për Manastirin e Deçanit, kërkon të implementohet vendimi i Kushtetueses

Ambasadori gjerman mbështet deklaratën e Von Cramon për Manastirin e Deçanit, kërkon të implementohet vendimi i Kushtetueses

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde ka mbështetur deklaratën e raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e cila i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovë që të zbatoj aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me objektet fetare.

Von Cramon ka thënë se kisha ortodokse serbe në Kosovë duhet të mbrohet dhe të gëzojë të drejta të plota.


E ambasadori gjerman Rohde ka rishpërndarë këtë deklaratë të Von Cramon, duke thënë se zbatimi arbitrar i shtetit të së drejtës nuk është rruga përpara.

Cramon për kishën ortodokse serbe në Deçan: Qeveria duhet t’i përmbahet aktgjykimit të Kushtetueses
Lexo po ashtu Cramon për kishën ortodokse serbe në Deçan: Qeveria duhet t’i përmbahet aktgjykimit të Kushtetueses

“Plotësisht pajtohem: Zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016 është shumë i vonuar siç ka kujtuar Gjykata së fundmi. Zbatimi arbitrar i shtetit të së drejtës nuk është rruga përpara”, ka shkruar ambasadori gjerman në Twitter.

Ndërkaq, edhe pse vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës janë përfundimtare dhe të detyrueshme për të gjitha palët, udhëheqja lokale në Deçan po refuzon që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, sipas të cilit, 24 hektarë tokë i përkasin Manastirit të Deçanit.

Autoritetet e atjeshme lokale thonë se ajo pronë i takon ndërmarrjeve shoqërore “Apiko” dhe Iliria” dhe se asnjëherë nuk i ka takuar manastirit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori