LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori britanik tregon se çka pret nga qeveria e ardhshme e Kosovës

Ambasadori britanik tregon se çka pret nga qeveria e ardhshme e Kosovës

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell  thotë se Britania ka katër interesa të përbashkëta me Kosovën.

Sipas tij, Kosova ka problem me qeverisjen, sundim të Ligjit, pranimin ndërkombëtar dhe kjo situatë, sipas tij, ka krijuar probleme me krimin e organizuar, migrimin jo legal, radikalizmin, ndonjëherë me problemet politike rajonale.


”Pas zgjedhjeve shpresoj që qeveria e re të merret me sundim të Ligjit, duhet të përmirësohet qeverisja, sepse investitorët do të vijnë vetëm nëse mendojnë se investimet e tyre janë të mbrojtura në Kosovë, raportet me Serbinë të trajtohen në mënyrë korrekte dhe shpresojmë ta kemi një partner për t’u ballafaquar me radikalizmin, kundër terrorizmit botëror”, thotë O’Connell për “Zërin”.