LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori britanik mbështet Kosovën për heqjen e dinarit, kërkon që të zbatohet Kushtetuta edhe për Manastirin e Deçanit

Ambasadori britanik mbështet Kosovën për heqjen e dinarit, kërkon që të zbatohet Kushtetuta edhe për Manastirin e Deçanit

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott ka thënë se është i lumtur kur sheh thirrje për zbatimin e Kushtetutës, qoftë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për tokat e Manastirit të Deçanit, qoftë nenin 11 të saj që lejon vetëm një valutë në vend, por kërkoi që të ketë komunikim me komunitetet e prekura.

“Jam shumë i lumtur kur shoh thirrje që të zbatohet kushtetuta e Kosovës, qoftë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për tokat e Manastirit të Deçanit, qoftë neni 11”, shkroi Abbott në Facebook.


“Ajo që nevojitet është komunikimi më i mirë për komunitetet e prekura dhe zbatimi i inskenuar i masave për të lejuar njerëzit të rregullohen”, shtoi ai.

Reagimi i Abbott vjen pasi zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi tha dje se Kushtetuta ose duhet të zbatohet në tërësi ose të mos zbatohet.

Rasti i tokës së Manastirit të Deçanit e ndalimi i dinarit serb, Bislimi: Nuk ka logjikë që në një rast të kërkohet zbatimi i Kushtetutës e në tjetrin jo
Lexo po ashtu Rasti i tokës së Manastirit të Deçanit e ndalimi i dinarit serb, Bislimi: Nuk ka logjikë që në një rast të kërkohet zbatimi i Kushtetutës e në tjetrin jo

“Nuk ka logjikë në njërën rast të ketë insistim të bashkësisë ndërkombëtare që Kushtetuta të implementohet në tërësi siç është rasti i tokës për Manastirin e Deçanit, pastaj kur është puna te neni 11 i Kushtetutës që thotë se ka vetëm një monedhë në qarkullim në Kosovë të njëjtit miq të thonë po këtë mos e zbatoni…”, tha ai në një konferencë për media pas takimit me ministrin për Çështje Europiane të Republikës Çeke, Martin Dvorak.

Banka Qendrore e Kosovës ka marrë vendim që nga shkurti të mos ketë transaksione me dinarët serbë në vend.

Një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit tha dje se Kosova duhet të ofrojë më shumë kohë dhe të konsultojë komunitetet që preken nga ky vendim, duke shprehur shqetësimin se “rregullorja e miratuar më 27 dhjetor do të ndikojë negativisht në komunitetin etnik serb në Kosovë”.