LAJMI I FUNDIT:

Britania e Madhe vazhdon ta përkrah Kosovën në avancimin e sistemit të tatimeve

Britania e Madhe vazhdon ta përkrah Kosovën në avancimin e sistemit të tatimeve

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott ka vizituar Administratën Tatimore të Kosovës, me ç‘rast është pritur nga drejtori i përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj dhe bashkëpunëtorët e tij.

Vizita e ambasadorit Abbott kishte në fokus përkrahjen e shtetit britanik për institucionin e ATK-së.


Veç tjerash, theksoj se puna profesionale që ATK është duke bërë në zhvillimin e Departamentit të Inteligjencës Financiare, pastaj në trajtimin e borxheve dhe reformat në shërbimet e tatimpaguesve, janë shumë të rëndësishme për një sistem tatimor të harmonizuar më shtetet e zhvilluara, thuhet në njoftim.

Abbott, ka vlerësuar punën që ka bërë ATK deri më tani, por edhe në periudhën kritike të pandemisë, gjatë të cilës tatimpaguesve dhe qytetarëve u janë ofruar shërbime digjitale, me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik.

ATK vazhdon të ketë përkrahje nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar, si në avancimin e ekspertizave, po ashtu edhe me ofrimin e pajisjeve souftverike, të cilat në masë të madhe kanë ndihmuar që hetimet tatimore t’i intensifikojnë aktivitetet e tyre dhe të ngrisin rezultatet në identifikim të mashtrimeve tatimore. /Telegrafi/