LAJMI I FUNDIT:

Ambasada e Kosovës njofton rreth ecurisë së procesit të njohjes së patentë-shoferëve në Gjermani

Ambasada e Kosovës njofton rreth ecurisë së procesit të njohjes së patentë-shoferëve në Gjermani

Ambasada e Kosovës në Gjermani përmes një komunikate ka bërë të ditur detaje në lidhje me vizitën e delegacionit gjerman në Kosovë për vlerësimin e gjendjes për pranimi e patentë-shoferëve të Republikës së Kosovës në Gjermani.

Sipas njoftimit të Ambasadës, pas kësaj vizite dhe të dhënave që delegacioni ka marrë në Kosovë, tashmë çdo vendim i marr varet tërësisht nga shteti gjerman.


“Ministria e Transportit dhe Digjitalizimit e Gjermanisë dhe Ministrat e 16 Bundeslandeve të Gjermanisë do të bëjnë vlerësimin e raportimit nga vizita në fjalë dhe pastaj do të dalin me rezultatet të cilat do të jepen ose në formë rekomandimi për avancim të procesit ose në formë të njohjes reciproke”, thuhet në komunikatë.

Ambasada ka sqaruar se autoritete gjermane kanë bërë një raport me statistikat për aksidentet dhe sigurinë në rrugë, mënyrën e kalimit të testeve dhe prodhimin e dokumentacionit në Kosovës, në bazë të të cilit raport do të merret edhe vendimi.

“Gjatë takimeve të autoriteteve gjermane me disa prej Ministrave të Qeverisë së Kosovës dhe shikimi të të gjitha fushave që kanë të bëjnë me proces e marrjes së patentshoferëve- nga statistikat për aksidentet dhe sigurinë në rrugë, mënyra e kalimit të testeve, prodhimi i dokumentacionit dhe të gjitha fushat tjera që kanë të bëjnë me këtë proces- Kosova hyn në fazë të re në këtë proces thellësisht teknik. Një falënderim shkon për Agjensionin e Regjistrimit Civil dhe drejtuesit e saj për përkrahjen e pakursyer në këtë proces”, sqaron Ambasada e Kosovës në Gjermani.

Komunikata e plotë:

Njoftim rreth ecurisë së procesit të njohjes së patentshoferëve në Gjermani

Me përkrahjen e Qeverisë së Kosovës dhe konkretisht Agjensionit për Regjistrimin Civil (ARC), Ministrisë së Infrastukturës dhe Ministrisë së Brendshme të Republikës së Kosovës, Ambasada e Republikës së Kosovës, në Gusht të vitit 2018 ka dorëzuar Aplikacionin e përmbushur të pyetësorit të Qeverisë Federale të Gjermanisë- Ministrisë së Transportit dhe Digjitalizimit dhe 16 Bundeslandeve gjermane.

Ambasadori Beqë Cufaj nga koha e dorëzimit të Aplikacionit në fjalë ka zhvilluar takime dhe biseda intensive me zyrtarë të Qeverisë së Gjermanisë dhe Ministrisë së Transportit dhe Digjitalizimit për të parë ecurinë e vlerësimit të përgjigjeve në aspektin teoriko-ligjor dhe përputhshmërinë me legjislaturën gjermane.

Me datën 4 Dhjetor të vitit 2019 Ambasadori Cufaj është informuar nga Drejtori i kësaj Ministrie z. Guido Zielke që aspekti në fjalë është përmbushur dhe se delegacioni gjerman do ta vizitojë Kosovën në filim të vitit 2020.

Vizita në fjalë është zhvilluar me datat 10 dhe 11 Shkurt 2020. Delegacioni gjerman është përcjellur edhe nga Ambasadori Cufaj dhe ka patur përkrahjen e plotë të Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë gjatë vizitës në Kosovë.

Gjatë takimeve të autoriteteteve gjermane me disa prej Ministrave të Qeverisë së Kosovës dhe shikimi të të gjitha fushave që kanë të bëjnë me procet e marrjes së patentshoferëve- nga statistikat për aksidentet dhe sigurinë në rrugë, mënyra e kalimit të testeve, prodhimi i dokumentacionit dhe të gjitha fushat tjera që kanë të bëjnë me këtë proces- Kosova hyn në fazë të re në këtë proces thellësisht teknik. Një falenderim shkon për Agjensionin e Regjistrimit Civil dhe drejtuesit e saj për përkrahjen e pakursyer në këtë proces.

Ministria e Transportit dhe Digjitalizmit e Gjermanisë dhe Ministrat e 16 Bundeslandeve të Gjermanisë do të bëjnë vlerësimin e raportimit nga vizita në fjalë dhe pastaj do të dalin me rezultatet të cilat do të jepen ose në formë rekomandimi për avancim të procesit ose në formë të njohjes reciproke.

Ky proces merr kohë dhe në marrëveshje me autoritetet gjermane nuk do të bëhen prognoza për atë nëse dhe kur do të merren vendime të rëndësishme.

Ambasada e Kosovës në Gjermani falenderon Qeverinë e Kosovës për përkrahjen gjatë kësaj vizite dhe njëkohësisht inkurajon qytetarët ta kuptojnë këtë proces drejt: vendimi do të merret nga Qeveria e Gjermanisë dhe jo e Kosovës për njohjen reciproke të patentshoferëve. Kosova tash një vit e gjysmë ka përmbushur çdo kërkesë për të avancuar dhe për t’u përmbyllur kjo çështje dhe është e gatshme të vazhdojë me përkrahjen në fjalë. Fjalën e kanë autoritetet gjermane.

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori