LAJMI I FUNDIT:

Ambasada e Gjermanisë e gatshme për bashkëpunim në fushën e arsimit në Kosovë

Ambasada e Gjermanisë e gatshme për bashkëpunim në fushën e arsimit në Kosovë

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, gjatë të mërkurën ka pritur në takim shefen  e Departamentit për Bashkëpunim Ekonomik në Ambasadën Gjermane, Anja Beccky.

Në këtë takim, morën pjesë po ashtu përfaqësuesit e  GIZ-it dhe të KFW-së , me të cilët bisedoi rreth mbështetjes së deritashme të Gjermanisë në Kosovë në sektorin e arsimit.

Beccky i uroi Bajramit detyrën e re, njëherësh shprehu gatishmërinë e Ambasadës  Gjermane që të vazhdojë bashkëpunimin edhe në të ardhmen për të mirën e arsimit në Kosovë.


Bajrami i falënderoi përfaqësuesit e Ambasadës së Gjermanisë dhe të GIZ-it për kontributin  e dhënë në zhvillimi e arsimit në Kosovë me projekte të ndryshme.

Gjithashtu ministrja tha se është më se e nevojshme që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe më tutje, në  mënyrë që të arrihen synimet për të pasur një arsim cilësor.

Tutje, Bajrami tha se, MASHTI do të angazhohet maksimalisht që të implementohen  me sukses programet e deritashme dhe programet e reja të mundshme, duke e cilësuar Gjermaninë si një ndër partnerët më të rëndësishëm të zhvillimit të arsimit në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori