LAJMI I FUNDIT:

Amazon i dhuron 1 milion dollarë Wikipedia-së

Amazon i dhuron 1 milion dollarë Wikipedia-së

Amazon i dhuroi 1 milion dollarë Fondacionit Wikimedia i cili mirëmban Wikipedian. Dhurimi vjen në një kohë kur vlera e Amazon ka shënuar rekord prej 1 trilion dollarë dhe është bërë kompania e dytë pas Apple me të njëtën vlerë.

Ky fond vjen në mbështetje të Wikipedias dhe përmes informacionit të kësaj platforme ofron përgjigje pyetjeve që i drejtoheni asistentit virtual Alexa.


Kompania tha se konsumatorët gjithashtu mund të mbështesin Wikimedian përmes Alexa Donations. /Telegrafi/