LAJMI I FUNDIT:

Alvin Karaqi pas kalimit te Shqipëria vazhdon me akuza, Federata e Karatesë së Kosovës nuk do t’i japë flet lëshimin

Alvin Karaqi pas kalimit te Shqipëria vazhdon me akuza, Federata e Karatesë së Kosovës nuk do t’i japë flet lëshimin

Njëri nga karateistët më të mirë shqiptar, Alvin Karaqi ka vendosur të largohet nga Kosovës për t’iu bashkuar Shqipërisë.

Për RTV Dukagjini, Karaqi tregon arsyet që e quan deri tek ky vendim.


“Në tetë gara olimpike nuk më kanë dërguar. Ka qenë gara e Kilit 2019, Moska 2019, Madridi 2019, Salsburgut 2019, Shangai 2019, Maroko 2019, Kili 2018. Të gjitha këto kanë qenë gara me normë olimpike. Garuesit tjerë të ekipit kë Kosovës kanë shkuar në shumicën e këtyre garave e mua nuk më kanë dërguar duke shprehur njëfarë inati ndaj meje dhe një dënim që ma kanë bërë e që nuk e kanë zyrtarizuar”, shprehet për RTV Dukagjinin, Alvin Karaqi.

Alvini tregon gjithashtu edhe një rast interesant ku ai e konsideron tradhti nga ana e Federates së Karatesë së Kosovës.

“Është një rast kur kampionit të botës, kroatit Ivan Kuesiç, nga i cili jam mposhtur i kanë thënë se “e kemi ditur që ti mposht Karaçin, dhe kemi venë bastë për këtë”. Për muan kjo ka qenë një tradhti e madhe. Thotë më tej Alvin Karaqi.

Kryetari i Federatës së Karatesë, Ismet Krasniqi i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e karateistit, Alvin Karaqi madje tha se nuk do t’i japin flet leshimin për t’iu bashkuar Shqipërisë.

“Zyrtarisht është larguar vetëm Orges Arifi të cilit edhe i kemi dhënë fletlëshimin. Tjerëve nuk u kemi dhënë flet lëshimin dhe sipas të gjitha gjasave as nuk do t’iu japim sepse nuk është në interesin tonë që t’i largojmë këta garues. Këta garues kanë marrë pjesë në të gjitha garat e mundshme pos Alvin Karaqit i cili ka qenë i lënduar…Thënë të drejtën jam pak i zhgënjyer edhe pse kam pritur një veprim nga ta. Në vitin 2016 Alvin Karaqi ka dalë para delegatëve të klubeve duke thënë se nëse nuk fiton ish-kryetari ai nuk do të merr pjesë në kara me ekipin e Kosovës”, shprehet Ismet Krasniqi.

Krasniqi thotë se e gjitha kjo është duke u bërë pasi këtë vit do të ketë zgjedhje në Federaten e Karatesë së Kosovës, dhe disa individ janë duke tentuar të prishin imazhin e federatës për qëllime të ndryshme.

“Unë nuk mund të kuptoj një njeri që për interesa personale është në gjendje të dëmtojë interesat e federatës gjë që unë nuk do ta kisha bërë asnjëherë”, shton më tej Ismet Krasniqi.

Bashkë me Alvin Karaqin nga Kosova janë larguar edhe Orges Arifi dhe Blodin Pakashtica, të cilët kanë lëshuar një komunikatë për media ku kanë konfirmuar largimin nga Kosova./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Ndërkombëtare
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Ndërkombëtare
Kalo në kategori