LAJMI I FUNDIT:

Altoparlantët e integruar të Google Pixel Fold mbështesin modalitetin Spatial Audio

Altoparlantët e integruar të Google Pixel Fold mbështesin modalitetin Spatial Audio

Google Pixel Fold i prezantuar në maj mbështet audion hapësinore me kufje me kabllo dhe me valë për një përvojë më gjithëpërfshirëse.

Tre muaj më vonë, ne tani mësojmë se telefoni i parë i palosshëm i Google mbështet Spatial Audio edhe me altoparlantët e tij të integruar.


Mishaal Rahman, ish-kryeredaktori i XDA-Developers, shpërndau një “screenshot” në profilin e tij në X nëpërmjet së cilës tregohet mbështetja e Spatial Audio për altoparlantët e integruar të Pixel Fold, raporton GSM Arena, përcjell Telegrafi.

Nëse keni një Pixel Fold dhe dëshironi një përvojë audio më gjithëpërfshirëse përmes altoparlantëve të palosshëm, mund të aktivizoni audio hapësinore duke lundruar te menyja Settings > Sound & vibration > Spatial Audio dhe duke ndryshuar butonin pranë opsionit të altoparlantit të telefonit.

Vlen të ceket se mbështetja e audios hapësinore për altoparlantët e integruar është ekskluzive për Pixel Fold pasi Pixel 6, Pixel 6 Pro, Pixel 7 dhe Pixel 7 Pro, të cilat morën mbështetje për audion hapësinore në fillim të këtij viti, mund t’ju ofrojnë vetëm një përvojë gjithëpërfshirëse audio vetëm përmes kufjeve me kabllo dhe me valë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Lojëra
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

Teknologji
Google planifikon një investim prej 3 miliardë dollarësh në Qendrën e të Dhënave në Indiana, Virxhinia

Google planifikon një investim prej 3 miliardë dollarësh në Qendrën e të Dhënave në Indiana, Virxhinia

Teknologji
Kalo në kategori