LAJMI I FUNDIT:

Alternativa sot cakton kryetarin e ri

Alternativa sot cakton kryetarin e ri

Partia Alternativa sot do të zhvillojë Kongres të jashtëzakonshëm pas dorëheqjes së kryetarit Afrim Gashi i cili u emërua kryetar i Kuvendit.

Deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, për ushtrues detyre u caktua Bekim Sali.

Pjesa e pare e Kongresit të jashtëzakonshëm do të jetë e hapur për publikun, ndërsa më pas do të jetë e mbyllur.


Kujtojmë se partia Alternativa është pjesë e koalicionit VLEN dhe pjesë e Qeverisë në qeverinë e tashme./Telegrafi/