Alternativa ka reaguar ndaj qëndrimeve të presidentit Stevo Pendarovski, në lidhje me vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Shkup dhe Tetovë.
Nga kjo parti thonë se “më në fund Pendarovski e shfaqi albanofobinë e tij”.
“Duke u frikësuar se Kovaçevski e Apasievi po ia zënë vendin e albanofobit, më në fund edhe ai doli në skenë për të kërkuar përgjegjësi juridike për ata që e paskan “rrënuar shtetësinë e RMV-së” për shkak të himnit të flamurit shqiptar dhe flamurëve kombëtarë shqiptarë. Ashtu siç e kemi thënë shumë herë, nëse ka ndonjë maqedonas që beson se shqiptarët ndonjëherë diku do ta këndojnë “Denes nad Makedonija se ragja”, ai ka probleme serioze të perceptimit të realitetit, ngase – derisa ky shtet nuk e kupton realitetin multietnik – por insiston në simbole shtetërore monoetnike maqedonase, kjo nuk ka për të ndodhur kurrë”.
“E sa i takon shqetësimit të presidentit Pendarovski, na duhet të theksojmë se ai me këtë reagim, duke e sulmuar Albin Kurtin, si duket i vardiset BDI-së që ta mbështesë edhe për një kandidaturë. Përveç kësaj, si duket, ai ka dëshirë t’ia bëjë me sy Apasievit dhe nacionalistëve albanofobë maqedonas se është besnik “i tyre” dhe, së fundi, por më e rë rëndësishmja, ai përmes këtij reagimi si duket ka dashur t’ia dëshmojë edhe Aleksandar Vuçiqit se është gati ta përsërisë refrenin e tij sa herë që ai shprehë mesazhe antishqiptare. Sidoqoftë, është mirë për shëndetin e këtij shteti dhe të presidentit të tij që mos shohin më ëndrra serbe, sepse kjo e dëmton seriozisht rehatinë dhe paqen në Ballkan”, thonë nga Alternativa./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Arrestohet një person nga Manastiri i kërkuar me fletarrest
Më 23 maj Siljanovska Davkova do ta realizojë vizitën e parë jashtë vendit
Mashtrimi me faturat tatimore dhe dëmi mbi 50 milionë lekë ndaj shtetit, Prokuroria e Tiranës kërkon burg për biznesmenin
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Nënsekretarja amerikane në Kosovë, takime me presidenten Osmani e kryeministrin Kurti
Policia ndalon një serb në Leposaviq, kishte veshur uniformë ushtarake të Serbisë
Përleshje fizike mes babës dhe djalit në Prishtinë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare