LAJMI I FUNDIT:

Altea fitoi ‘The Voice Kids 3’

Altea fitoi ‘The Voice Kids 3’
Altea (Foto: Instagram/voicealbania)

Altea është më e votuara e ‘The Voice Kids 3’, ajo që rrëmbeu edhe kupën për këtë edicion. Zërat e të gjithë finalistëve ishin më të mirët, jo më kot ata arritën të gjithë në finale e madhe. Një natë plot me të papritura dhe performanca speciale në ekranin e Top Channel.

Anisa SH, Erza dhe Altea ishin tri konkurrentet që ia dolën të mbërrijnë deri në finalen e madhe të “The Voice Kids 3”.


Fillimisht në skenë u ngjit Anisa Sh nga skuadra e Arilenës me këngën “I Put a Spell On You”. Me anë të këtij projekti muzikor, konkurrentja arriti të shpalosë krejtësisht vokalin e saj duke mahnitur të gjithë të pranishmit e duke bërë krenare trajneren e saj.

Erza ishte artistja e radhës e cila u paraqit në finale me baladën “The Power of Love”. Finalistja si gjithmonë befasoi jo vetëm me vokalin e saj por edhe mënyrën e interpretimit dhe lirshmërisë që ka në skenë, një detaj që gjithmonë vlerësohet nga trajnerët.

Menjëherë pas saj ishte radha e Alteas, konkurrentes së skuadrës Gjoka. Ajo erdhi shumë stil me këngën “I Don’t want To Miss a Thing” dhe shpalosi edhe një herë vokalin e saj potent, duke u komentuar pa fund nga ndjekësit tanë në rrjetet sociale.

Garës për zërin më të mirë të shqiptarëve për fëmijë e mbyllën tre artistet e mbetura Anisa G, Uendi dhe Alisia, përkatësisht me Hurt, “I don’t want to know what love is” dhe “Black in Black”.

Pasi të gjashtë përfunduan performancat, tri më të votuarat e publikut vazhduan garën për të qenë zëri më i mirë i Shqipërisë. Ato performuan edhe njëherë këngë me të cilët janë prezantuar në audicionet e fshehura.

I ftuari special i mbrëmjes ishte Gjon’s Tears, artisti shqiptar që konkurron në edicionin e tetë të ‘The Voice of France’.

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Beatrix Ramosaj tërheq vëmendjen me fotografitë e reja nga Florida, thekson linjat trupore në fustanin portokalli

Beatrix Ramosaj tërheq vëmendjen me fotografitë e reja nga Florida, thekson linjat trupore në fustanin portokalli

Magazina
Organizatorët e Eurovisionit njoftojnë se do të heqin flamujt palestinezë: Kushdo që sjell një të tillë, do të ndalohet nga rojet

Organizatorët e Eurovisionit njoftojnë se do të heqin flamujt palestinezë: Kushdo që sjell një të tillë, do të ndalohet nga rojet

Magazina
“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

Magazina

"Duke dalë nga kafazi", Bebe Rexha duket atraktive me stilin e saj urban në fotografitë e fundit

Magazina
Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën

Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën "Me gojë hapur ka mbetur Serbia"

Magazina
Kalo në kategori