LAJMI I FUNDIT:

Alma Lama, Hysenit: Suspenduat policët në Prizren pse kryen detyrën si duhet

Alma Lama, Hysenit: Suspenduat policët në Prizren pse kryen detyrën si duhet

Deputetja Alma Lama ka kërkuar sqarime nga ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni se pse janë suspenduar dy policët, Nazmi Jahiri dhe Enver Sejfullahu, të cilët po bënin punën e tyre të zakonshme kur më 13 korrik të vitit të kaluar kishin vendosur të shqiptonin një gjobë ministrit pa portofol në Qeverinë e Kosovës, Rasim Demiri.

Lama tha se policët janë suspenduar edhe pse kanë kryer detyrën e tyre si duhet, duke trajtuar zyrtarët qeveritarët njësojë me qytetarët e vendit.


Ndërkaq, ministri Skënder Hyseni theksoi se në rastin në fjalë policët janë trajtuar edhe nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe masa ndaj tyre ka qenë në përputhje me ligjin. /Telegrafi/