LAJMI I FUNDIT:

Alma Çoçaj fiton bursën e PriFest-it për Akademinë e Sarajevës

Alma Çoçaj fiton bursën e PriFest-it për Akademinë e Sarajevës

Me iniciativën e PriFest-it dhe në marrëveshje me Sarajevo Film Academy (SFA), edhe një student tjetër i filmit nga Kosova do ta ketë rastin e veçantë të studiojë në një shkollë filmi, me mësimdhënës të nivelit të lartë dhe në ambiente e kushte të jashtëzakonshme për mësimnxënje. Bursa e fituar mundëson studimet e plota bachelor për tri vite për studenten e Regjisë, Alma Çoçaj. Shuma e plotë është 25,500 euro.

Me të pranuar lajmin për pranimin në SFA, Çoçaj deklaroi: “Isha në kërkim të dritares, të cilën PriFest e hapi për”.


Ndërsa, Emina Ganiq, drejtoresha e Sarajevo Film Academy, me këtë rast tha: “Bashkëpunimi ynë me PriFest-in ka rëndësi të madhe për ne. Kosova është një vend përplot artistë të rinj të talentuar dhe të motivuar, por të cilëve shpesh iu mungojnë mundësitë për të shprehur talentin, njohuritë, aftësitë apo dhe të shprehin mendimin e tyre para një audience më të gjerë. Bursa komplete e studimeve që ne e ofrojmë në bashkëpunim me PriFest-in, na mundëson që të zbulojmë dhe t’i kultivojmë më tutje këto talente.”

Përfituesi i kësaj burse do të ketë mundësi të ndjekë ligjërata nga profesorë me renome nga mbarë bota, të prodhojë filma gjatë studimeve, si dhe të ndjek shumë punëtori speciale të organizuara nga Akademia me mysafirë profesionistë, emra shumë të njohur të kinematografisë botërore. Në vitet e kaluara ligjërues në seminare kanë qenë: Juliette Binoche, Tilda Swinton, Bella Tarr, Gael Garcia Bernal, Agnieszka Holland, Gus Van Sant, Abel Ferrara… /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
Grave

Grave

Fjala+
Historia e marigonave të Kosovës: Qëndisën flamuj edhe kur ishte e ndaluar

Historia e marigonave të Kosovës: Qëndisën flamuj edhe kur ishte e ndaluar

Kulture
PËRDHUNIMI

PËRDHUNIMI

Fjala+
PËRKORJE

PËRKORJE

Poezi
SHTËPIA E RE

SHTËPIA E RE

Poezi
MBRETI I TULËS

MBRETI I TULËS

Poezi
Kalo në kategori