LAJMI I FUNDIT:

Allegri tregon se sa serioz është lëndimi i Di Marias

Allegri tregon se sa serioz është lëndimi i Di Marias

Angel Di Maria pati fillimin e tij të parë në Serie A që nga shtatori dhe u largua me një problem me muskuj, por Massimiliano Allegrin i siguroi tifozët e Juventusit se ishte vetëm një ngërç.

Reprezentuesi argjentinas u kthye vonë nga festimet e Kupës së Botës dhe nuk e bëri udhëtimin drejt Cremones më 4 janar.

Ai u rikthye në formacionin fillestar për fitoren 1-0 të mbrëmjes së sotme ndaj Udineses në Torino, gjë që Di Maria nuk e kishte bërë në Serie A që nga 18 shtatori.

Lojtari u pa në fushë duke prekur muskujt, përpara se të largohej në minutën e 66-të, duke rritur frikën për një tjetër lëndim muskulor.

Megjithatë, Allegri lehtësoi situatën në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

“Performanca e tij ishte e jashtëzakonshme në nivel teknik, në pjesën e dytë ai pati disa lëvizje të mrekullueshme. Ai është një lojtar në një nivel tjetër”, deklaroi trajneri.

“Ishte vetëm një ngërç, asgjë për t’u shqetësuar. Është normale pasi ka luajtur 65 minuta kur ai kishte qenë jashtë fushës për 15 ditë”.

Prandaj, Di Maria pritet të jetë gati për të luajtur ndeshjen e javës së ardhshme në Serie A ndaj liderit, Napolit në “Stadio Diego Armando Maradona”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori