LAJMI I FUNDIT:

Allegri: Do të takohem së shpejti me presidentin, duhet të programohen shumë gjëra

Allegri: Do të takohem së shpejti me presidentin, duhet të programohen shumë gjëra
Massimiliano Allegri . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

E ardhmja e Max Allegrit te Juventusi mbetet një nga enigmat më të mëdha në futbollin evropian.

Situata e tij nuk është edhe aq e mirë pas eliminim të Juventusit në Ligën e Kampionëve nga Ajaxi.


Në muajt e fundit janë folur shumë trajneri si Zinedine Zidane (aktualisht te Real Madridi), Pep Guardiola, por edhe rikthimi i Antonio Contes.

Allegri do të takohet këto ditë me presidentin Andrea Agnelli për ta sqaruar të ardhmen përfundimisht.

Massimiliano Allegri . (Photo by Michael Steele/Getty Images)

“Para së gjithash dua të takoj presidentin dhe t’i dëgjoj nga goja e tij idetë që ka në kokë”.

“Juventusi duhet të jetë garues në të gjitha frontet si gjithmonë, për fitimin e titullit, Kupës së Italisë dhe Ligës së Kampionëve”.

“Duhet të takohemi për të programuar dhe diskutuar për sezonin që po e lëmë pas”.

“Duhet të nxjerrim në pah gjërat pozitive dhe ato negative, si edhe të flasim për planet e verës. Çdo gjë tjetër është normale”.

“U takuam këtë mëngjes me presidentin, por jemi parë edhe para disa ditësh”.

“Kur ta vendosim, Agnelli do të më telefonojë dhe do të lëmë një takim. Nuk do të ketë asnjë problem”, ka thënë Allegri. /Telegrafi/