LAJMI I FUNDIT:

Allegri: Nuk mjafton vetëm CR7, Dybala luan nga fillimi

Allegri: Nuk mjafton vetëm CR7, Dybala luan nga fillimi
MADRID, SPAIN - FEBRUARY 19: Head coach Massimiliano Allegri of Juventus attends a press conference ahead of their UEFA Champions League Round of 16 first leg match between Atletico de Madrid and Juventus at Wanda Metropolitano stadium on February 19, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka konfirmuar se Paulo Dybala do të luajë nga fillimi ndaj Atletico Madridit të mërkurën mbrëma.

Dybala ka shënuar pesë gola në pesë paraqitjet e tij në Ligën e Kampionëve dhe Allegri ka ofruar gjithë besimin ndaj argjentinasit.


Kjo pasi që Allegri beson se përkundër faktit që posedimi i Cristiano Ronaldos në formacion është përparësi, paraqitje të mirë duhet të bëjë gjithë ekipi.

“Dybala do të luajë. Kjo ju bën juve gazetarëve të lumtur, kështu që tani mund të shkoni, apo jo?”.

“Ai nuk do të luajë për shkak të golit të premtën, por për shkak të paraqitjes në përgjithësi. Mendoj se është ndeshje ku ai mund të na japë dorë”.

“Ai është tip top, kështu që duhet të luajë. Një ndeshje eliminuese na pret. Ne kemi garuar në nivelin më të lartë për katër vitet e fundit, kështu që ndeshja e të nesërmes është e rëndësishme, ashtu sikurse në vitet e mëparshme”.

Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images

“Atletico është ekip i organizuar, dhe fuqia e tyre bazohet në mbrojtje. Ekipi po ngritet fizikisht, psikologjikisht dhe teknikisht. Liga e Kampionëve nuk është obligim, është objektiv, që varet nga incidentet që mund të shkojnë kundër jush”.

“Të kesh Ronaldon është përparësi, por nuk mjafton. I gjithë ekipi duhet që të tregojë paraqitje të madhe”.

“Simeone ka bërë mirë duke i dhënë mentalitet të mrekullueshëm Atleticos, kështu që ekipi ka arritur rezultate kulmore viteve të fundit. Alvaro Morata u rrit këtu, ai është lojtar i rëndësishëm. Ne duhet të kontrollojmë ndeshjen dhe të kemi kujdes nga kundërsulmet”, deklaroi Allegri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori