LAJMI I FUNDIT:

Allegri: Kjo humbje është një alarm zgjimi

Allegri: Kjo humbje është një alarm zgjimi

Massimiliano Allegri ka pranuar se Juventusi ishte në gjumë në humbjen prej 3-1 nga Roma dhe se e ka humbur paksa përqendrimin së fundmi.

Zonja e Vjetër kaloi e para në epërsi me golin e Mario Leminas, mirëpo Giallorossët përmbysën gjithçka me golat e Daniele De Rossit, Stephan El Shaarawyt dhe Radja Nainggolanit.


Roma shtyn festën e Juves (Video)
Lexo po ashtu Roma shtyn festën e Juves (Video)

“Fakti që barazuam ndaj Atalantas dhe Torinos dhe humbën këtu, tregon se kemi humbur diçka në aspekt të përqendrimit”.

“Së paku, kjo humbje do të jetë një alarm zgjimi para finales së Kupës së Italisë të mërkurën ndaj Lazios”.

“Patëm një gjysmë të parë të mirë, thjesht u desh që të qëndronim të organizuar dhe të mos ua lejonim rastet e tyre”, ka deklaruar Allegri për Mediaset Premium.

Juves i nevojitet një fitore nga dy ndeshjet e mbetura që ta fitojë matematikisht titullin e Serie A. /Telegrafi/