LAJMI I FUNDIT:

Allegri: Kemi pasur nevojë për një alarm, CR7 është përshtatur me ekipin

Allegri: Kemi pasur nevojë për një alarm, CR7 është përshtatur me ekipin

Massimiliano Allegri beson se Juventusi ishte kapluar nga gjumi në trillerin prej 3-2 ndaj Chievos në ndeshjen hapëse të kampionatit italian, Serie A.

Bianconerët kishin epërsinë e hershme në atë që dukej një fitore rutinore për top favoritin e këtij edicioni.


Por, kështu nuk menduan vendasit të cilët krijuan epërsinë deri në një fazë të konsiderueshme të pjesës së dytë, para se Juventusi të rikthente gjithçka në fund.

“Ne kemi zvogëluar tempon pak sa, edhe në presion kemi pasur probleme sepse kemi menduar se e kemi fituar ndeshjen”.

“Ne jemi mbrojtur keq dhe kundërshtari na bënte presion. Natyrisht se do të pranonim gol. Ishte një fitore e madhe për të cilën kemi pasur nevojë. Ishte një alarm për të kuptuar se secila ndeshje në Serie A do të jetë e vështirë”.

Cristiano Ronaldo (Foto: Getty Images)

“Me rëndësi në këto ndeshjet e para është që t’i çojmë pikët në shtëpi”, u shpreh Allegri.

Sa i përket Ronaldos ai tha se performanca e portugezit ishte e kënaqshme.

“Ronaldo është mbajtur mirë fizikisht, ka stërvitur me ne vetëm për një javë. Është keq që nuk shënoi një gol”.

“Ronaldo pati disa goditje dhe Sorrentino bëri disa intervenime, e po ashtu bëri lëvizje të mira që nuk u shpërblyen nga mesfushorët. Më shumë u impresionova që Ronaldo ju përshtat ekipit, e ai ishte shumë i lumtur në zhveshtore. Problemi më i madh ishte përqëdrimi jonë”, deklaroi Allegri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dortmundi

Dortmundi "zbrazë" konton e Real Madridit - skuadra gjermane fiton një tjetër pjesë të shumë nga shitja e Bellingham

La Liga

"Shpresoj të turpërohen në finale", Sneijder i uron më të keqen Man Unitedit shkaku i veprimeve të një lojtarit

Premier League
Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Romak Zeqiri
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Premier League
Kalo në kategori