Allegri: Ishte rikthim i mirë

“Ishte një rikthim i mirë dhe ne mund të kishim fituar. Vërtet nuk prisja të ishim 2-0 pas 47 minutash. Ne mund t’ia kishim dalë edhe më mirë në pjesën e dytë... Zëvendësimet e ndryshuan lojën për ne”.
“El Shaarawy nuk ishte në formë të shkëlqyeshme fizike dhe unë doja t’i jepja Emanuelson një pushëm pasi nuk mund t’i djeg tërësisht ata, dhe kjo është arsyeja se pse vendosa të luaj me këtë sistem”.
“Lojtarët janë shumë të mirë në të kuptuarit e asaj çfarë saktësisht kërkoj nga ta. Ne mund të luajmë me të njëjtët lojtarë çdo tre ditë, andaj kjo është arsyeja se pse duhej të ndryshoja formacionin për t’u dhënë atyre kohë për të marrë frymë”, ka deklaruar Allegri. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
31/10/2012
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































