LAJMI I FUNDIT:

Allegri: Dybala nga fillimi ndaj Lazios, shpresoj në rikthimin e Higuainit ndaj Tottenhamit

Allegri: Dybala nga fillimi ndaj Lazios, shpresoj në rikthimin e Higuainit ndaj Tottenhamit
( Getty Images)

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka konfirmuar se Paulo Dybala do të fillojë nga minuta e parë në derbin ndaj Lazios, ndërsa është optimist se Gonzalo Higuain do të jetë i gatshëm për Tottenham Hotspurin në Ligën e Kampionëve.

Në rast se Dybala do të luajë nga fillimi, kjo do ishte hera e parë që ish-ylli i Palermos starton për Zonjën e Vjetër në dy muajt e fundit.

Konfirmohet: Chiellini mungon ndaj Milanit në finalen e Kupës
Lexo po ashtu Konfirmohet: Chiellini mungon ndaj Milanit në finalen e Kupës

“Higuain nuk do të jetë në skuadër, por Dybala dhe Buffon do të startojnë. Chiellini mund të pushojë”, ka thënë Allegri në konferencën për media.


“Higuain është stërvitur, por të flasim për Londrën është paksa herë, edhe pse ne besojmë dhe jemi optimist në rikthimin e tij”.

“Ai ka dhimbje, ndryshe do udhëtonte me ne në Romë. Nuk po mendojmë aktualisht për Tottenhamin, prioriteti jonë është Lazio”.

Juve nuk do ta ketë lehtë të shënojë në portën e Lazios pasi aty është një super Thomas Strakosha (Foto: Getty Images)

“Është një ndeshjet nga e cila dëshirojmë të largohemi me rezultat pozitiv. Lazio në kohë shtesë ndaj Milanit? Ajo nuk do të ndikojë tek ata”.

“Kjo ndeshje jep shumë motiv, do të jetë takitike. Kujdesi dhe detajet do të bëjnë diferencën”.

“Skuadra më e mirë do të jetë në fushë, kemi humbur dy herë nga Lazio prej gabimet tona. Ata janë rritur shumë dhe Inzaghi ka bërë punë të madhe. Skuadra e tij ka kualitete taktike dhe teknike dhe meritojnë pozitën që janë. Gjithmonë është e vështirë të luash ndaj tyre”.

“Kontrata ime? Jam i lidhur deri në vitin 2020 dhe nuk e shikoj pse duhet të largohem na këtu, vetëm nëse ndodh ndonjë katastrofë tani apo në fund të sezonit”, ka shtuar për fund Allegri. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=3WgXKdHfHdg

Në trend Sport

Më shumë
Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Liga e Kampionëve
U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

Ligat tjera
Real Madridit iu ofrua audio nga VAR-i për ndërhyrjen brutale ndaj Mbappes në ndeshjen ndaj Espanyolit

Real Madridit iu ofrua audio nga VAR-i për ndërhyrjen brutale ndaj Mbappes në ndeshjen ndaj Espanyolit

La Liga
Inteligjenca artificiale në rolin e trajnerit për ekipin norvegjez përfundoi si më keq: Portieri realizoi rivënie anësore dhe nëntë lojtarë në sulm

Inteligjenca artificiale në rolin e trajnerit për ekipin norvegjez përfundoi si më keq: Portieri realizoi rivënie anësore dhe nëntë lojtarë në sulm

Ligat tjera
Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

La Liga
Antony po e dashuron jetë në Spanjë: Vendos statistikë të re te Real Betisi që nuk kishte ndodhur që 12 vite

Antony po e dashuron jetë në Spanjë: Vendos statistikë të re te Real Betisi që nuk kishte ndodhur që 12 vite

La Liga
Kalo në kategori