LAJMI I FUNDIT:

Allagjozovski: Punojmë për institucione kulturore të decentralizuara

Allagjozovski: Punojmë për institucione kulturore të decentralizuara

Në debatin e sotëm në kuadër të festivalit të arteve bashkëkohore AKTO në Manastir, Ministri i kulturës Robert Allagjozovski tha se Shtëpia e oficerëve në Manastir do të rinovohet dhe do të mbrohet.

Sipas ministrit Allagjozovski, për Shtëpinë e oficerëve në Manastir do të sigurohet model i funksionimit dhe do të bëhet institucionalizim i objektit, gjë që do të mundësojë organizimin e ngjarjeve kulturore për kënaqësinë e të gjithëve.


“Ministria e kulturës do ta përkrahë këtë hapësirë kulturore. Idea jonë është të bëjmë decentralizimin e kulturës dhe t’i bëjmë institucionet kulturore të jenë operative dhe efikase me kapacitet për ta kryer funksionin e tyre kulturor në interes të qytetarëve. Jemi të hapur për t’i pritur autoritetet e reja lokale me dëshirë dhe ide që sëbashku të punojmë për vendosjen në funksion të kësaj hapësire që duhet të jetë Shtëpi e kulturës”, tha Allagjozovski./Telegrafi/