Alket Rizai dorëzohet, nuk kishte as granata e as eksploziv

Mediat greke thonë se shqiptari i dënuar në burgun grek nuk mbante vërtet në dorë eksploziv apo thikë, por vetëm pjesë metalike të një radioje të shkatërruar.
Mësohet se drejt tij u nisën tre skuadra speciale me nga dy snajpera. Mësohet se pengjet gëzojnë shëndet të plotë pas përfundimit të pengmarrjes.
Rizai morri peng ditën e shtunë në mbrëmje pesë oficerë policie, në bashkëpunim me dy të dënuar të tjerë. Ai kërkoi të lirohej nga burgu ose në të kundërt do të vriste pengjet, shkruan Shekulli.
Mësohet se Rizai ka kërcënuar se kjo ishte “e treta e vërteta”, pasi ai ka tentuar edhe dy herë më parë që të arratiset nga burgjet greke. /Telegrafi/
E plotësuar - Është njoftuar se para pak minutash forcat speciale të policisë greke EKAM, ka në hyrë në burgun ku Rizai mbanë peng pesë gardianë.
Mësohet se fillimisht Rizai kishte tentuar të dilte jashtë por nuk ia doli, ndërsa policia e paralajmëroi duke hapur zjarr në ajër.
Policia bëri me dije se Rizai është tërhequr në kullën e rojave të burgut, bashkë me dy bashkëpunëtor të tij dhe pesë pengje. Një ri prej gardianëve mundi t’i shpëtonte, transmeton alb-observer.
Aktualisht pengmarrësit nuk kanë fushë optike, pasi kulla e rojave ka një hapësi prej 20 m katrorësh dhe nuk disponon dritare.
Mësohet gjithashtu se qëllimi i Alket Rizait ishte të ngrinte në revolt të gjithë të burgosurit që të mund të arratisej më lehtë.
Gardiani që shpëtoi pohoi për oficerët e policisë, se Rizai ka instaluar në trup lëndë plasëse C4 (tritol) dhe ka dy bomba dore luftarake.
Si policia po ashtu dhe prokurori që ndodhen në vendngjarje komunikojnë me Rizain ndërmjet radiomarrëseve të policisë. /Telegrafi
E plotësuar - Vazhdon situata e tensionuar në burgun e Malandrinos, ku i burgosuri shqiptar, Alket Rizai, mban peng gjashtë gardianë grekë. Ndonëse në raportimet e para ishte folur për katër pengje, mediat helene konfirmojnë të dielën se janë gjashtë personat që mbahen nën kërcënimin e thikës dhe një granate nga Rizai, midis tyre edhe dy police femra.
Nga ana e tij, avokati mbrojtës konfirmoi pengmarrjen dhe faktin që Alketi është i armatosur. Ai shtoi se Rizai është i vendosur që të çoje deri në fund pengmarrjen dhe se pavarësisht çdo situate, ai nuk ka ndërmend të dorëzohet.
Aktualisht, negocimet për lirimin e pengjeve po realizohen nga drejtuesit më të lartë të policisë greke, ndërsa shqiptari 36-vjeçar kërkon lirimin në këmbim të lënies së lirë të gardianëve.
Alket Rizai ka folur gjatë natës me gazetarët grekë dhe ka protestuar për sistemin e drejtësisë dhe dënimin e tij që e cilëson të padrejtë.
“Unë kam durim dhe nuk më soset durimi. Kjo është e treat dhe e më e hidhura. Do presim fundin e kësaj pune. Gjykata ka abuzuar me mua, vendimi për burg për jetë është i padrejtë dhe nuk e meritoj. Më sillni një makinë dhe unë do t’i liroj pengjet e do largohem. Të shohim kush do dalë i fituar. Unë i kam marrë masat e mia. Nuk dua të filloj t’i vras ata një nga një. Unë kam asgjë me ta", thotë Alket Rizai për pengjet e tij, duke vënë në dukje se ai ka durim dhe mund të presë.
Më pas i jep telefonin njërit prej pengjeve që të kërkojë një makinë dhe pengu pyet: "Kaq e vështirë është për të sjellë një makinë që të na lerë të lirë?"
Gjatë gjithë natës avokati i tij dhe e dashura Aspasia Mitropia, e njohur si Sula që e ka ndihmuar Alketin në arratisjen e tij të dytë, kanë negociuar duke i kërkuar të lerë të lirë pengjet dhe të mos derdhë gjak të pafajshëm. Në negociata kanë hyrë edhe negociatori i policisë, prokurori i Amfisas dhe një zyrtar i ministrisë së Drejtësisë.
Avokati i Alket Rizait, Saki Kehajoglu tha se ka folur disa herë në telefon me klientin e tij.
“Iu luta t’i japë fund pengmarrjes, të mos derdhet gjak i pafajshëm. Iu luta të kujdeset për njerëzit dhe për veten”, tha avokati.
Ai bën të ditur se i ka thënë Rizait se kjo situatë nuk ka një zgjidhje siç dëshiron ai.
“I thashë Alketit se kjo situatë nuk ka rrugëdalje, ndaj të ketë kujdes njerëzit dhe veten”, tha avokati dhe pohoi se gjendja e klientit të tij është e rënduar psikologjikisht.
Alketi i ka thënë avokatit se është i vendosur në kërkesën e tij, së do një makinë dhe do të largohet. Ka qenë avokati që i ka kërkuar të dashurës së tij, Sula të komunikojë më të dhe ajo i është lutur gjithashtu t’i japë fund pengmarrjes.
Mësohet se edhe mbrëmë gjatë bisedës me të dashurën e tij, Alketi është shprehur i vendosur: “Ose do të iki, ose do më vrasin”
Mësohet se forcat të shumta policie kanë rrethuar burgun, ndërsa snajperë janë vendosur në pozicion, për të eliminuar Rizain, nëse do të paraqitet mundësia.
Alket Rizai, i dënuar fillimisht për vrasje, u bë i njohur për publikun pasi u arrestua disa vjet më parë me helikopter nga një burg i sigurisë së lartë, në Koridhalos. Ai u arrestua pak javë pas arratisjes së bujshme dhe që pre atëherë vuan dënimin në Malandrinos.
Ndërkohë, mësohen disa detaje të tjera të kësaj pengmarrje.
Sipas mediave greke, Rizai është ndihmuar në këtë nismë nga dy të burgosur të tjerë, ndërsa e përfshirë duket se është edhe e dashura e Rizait, e cila u lirua nga burgu tre javë më parë.
Mbetet e paqartë se si ka mundur të futet thika, aq më shumë një granatë, në burgun e sigurisë së lartë.
Nuk dihet si arriti t’i zërë në befasi punonjësit e burgut dhe t’i drejtojë pranë portës kryesore, por mendohet se kjo ndodhi gjatë orës së ndërrimit të rojeve.
Alket Rizai është dënuar me burgim të përjetshëm dhe akuzohet për një vrasje në vitin 2003, akuzë të cilën nuk e ka pranuar kurrë. Ai vrau një shtetas grek, për të cilin dyshonte se kishte lidhje me të dashurën e tij ruse, Oksana. Në fakt e dashura e grekut quhej Roksana, por kur u vërtetua kjo, vrasja ishte kryer./Telegrafi/
Mediat greke bëjnë me dije se një triler i vërtetë po ndodh në burg, ku frika dhe tmerri ka pushtuar policinë greke nga Alket Rizai, i cili konsiderohet si një nga personat më të rrezikshëm me precedent penal në këtë vend.
Rizai ka marrë peng gjashtë persona të burgut grek në Malandrino, pasi ia doli të fus brenda të gjitha municionet.
Pengmarrja ka nisur në orën 21.00 të mbrëmjes së sotme, kur i dënuari Alket Rizai rrëmbeu katër oficerë të burgut (dy gra dhe dy burra) dhe dy të burgosur. Ai në dorë mbanë dy granata dhe një thikë, ndërsa deklaron se ka edhe një qese me 200 gramë lëndë eksplozive.
Rizai i ka kërkuar drejtorit të burgut t’i afrojë një makinë afër derës, për t’u arratisur, në të kundërt do të hedh në erë pengjet.
Policia thotë se situata është e rrezikshme, sidomos për faktin se ai është edhe nën efektin e substancave narkotike. Në burgun e Malandrino janë grumbulluar forca të shumta policie, shkruan Shekulli Online.
Alket Rizai, veç veprave të shumta penale për të cilat ngarkohet, dallon pasi është ai i cili organizoi arratisjen spektakulare me helikopter, së bashku me një tjetër të burgosur - të famshmin Basili Paleokosta, i cili ende vijon të jetë i lirë.
Sipas informatave të fundit, Rizai i ka thënë policisë se nuk është gati të negociojë dhe se kërkon vetëm largimin nga burgu, së bashku me dy të dënuar të tjerë. /Telegrafi/



















































