LAJMI I FUNDIT:

Aliyev garon sërish për President të Azerbajxhanit

Aliyev garon sërish për President të Azerbajxhanit

Partia qeverisëse e Azerbajxhanit emëroi Presidentin aktual, Ilham Aliyev, kandidat për zgjedhjet e parakohshme presidenciale që do të mbahen në muajin prill.

Kongresi i partisë ‘Azerbajxhani i Ri’ e nominoi Aliyevin tri ditë pasi ky i fundit ka njoftuar papritur se zgjedhjet do të mbahen më 11 prill dhe jo më 17 tetor, siç ka qenë e paraparë më herët.


Në dekretin e Aliyevit më 5 shkurt nuk janë dhënë arsye për vendimin, por është thënë se ai është në përputhje me Kushtetutën e Azerbajxhanit dhe me Kodin Zgjedhor.

Këshilltari i presidentit, Ali Hasanov, ka thënë se votimi është sjellë më herët për të siguruar se nuk ndërhyn në “ngjarje të rëndësishme, vendore dhe ndërkombëtare” që do të zhvillohen më vonë, shkruan REL.

Por, udhëheqësi i partisë opozitare Musavat, Arif Hacili, ka thënë se ndryshimi i datës është “një operacion për të zgjatur sundimin e Aliyevit edhe për shtatë vjet të tjerë”.

Zëvendësja e ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit për çështje të Azisë dhe Euro-Azisë, Bridget Brink, u tha gazetarëve në Baku se Shtetet e Bashkuara favorizojnë zgjedhje të lira dhe të drejta, bazuar në Kushtetutën e Azerbajxhanit dhe në të drejtën ndërkombëtare. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Amerika Latine
Kalo në kategori