LAJMI I FUNDIT:

Aliu-Vuçiqit: Nuk mund të ankohesh për simbolet tona kombëtare, me të cilat kurrë nuk kemi pushtuar asnjë fqinj

Aliu-Vuçiqit: Nuk mund të ankohesh për simbolet tona kombëtare, me të cilat kurrë nuk kemi pushtuar asnjë fqinj

Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka komentuar deklaratat e  Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili kishte reaguar për një fotografi në të cilën shihen ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, bashkë me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe se ajo çfarë e kishte penguar presidentin serb kishte qenë flamuri shqiptar në prapavijë.

Vuçiqi reagon pasi që Kurti priti në takim ambasadorin britanik me flamurin kombëtar - ka një pyetje për të
Lexo po ashtu Vuçiqi reagon pasi që Kurti priti në takim ambasadorin britanik me flamurin kombëtar - ka një pyetje për të

Aliu në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se Presidenti i Serbisë duhet të dijë se Kosova është demokraci, ku askush nuk i imponohet dot dikujt për identitetin apo simbolet, e aq më pak sipas tij mund të censurohet vullneti politik i një subjekti.


Aliu ka thënë Vuçiqi i cili para pak muajve në Mitrovicë mbajti fjalim lavdërues për Milosheviqin, nuk është as në pozitën morale e as politike të ankohet për simbolet tona kombëtare, me të cilat Aliu ka thënë se kurrë nuk kemi pushtuar e nuk kemi dëmtuar asnjë fqinjë.

Postimi i plotë i Aliut:

Presidenti i Republikës së Serbisë ka shprehur shqetësim pse një subjekt politik në Republikën e Kosovës, Lëvizja VETËVENDOSJE!, ku unë bëj pjesë, në zyrat e saj mban flamurin shqiptar.

Presidenti i Serbisë le të dijë se Kosova është demokraci, ku askush nuk i imponohet dot dikujt për identitetin apo simbolet, e aq më pak mund të censurohet vullneti politik i një subjekti. Lëvizja i ka fituar zgjedhjet e do të qeverisë, në bashkëpunim me minoritetet e duke i çliruar ato prej shantazheve e instrumentalizimeve. Synim i yni është thellimi i demokracisë, lufta ndaj pabarazive, zhvillimi ekonomik dhe paqja. Këtë të fundit e kërcënon procesi intensiv i armatimit të Serbisë, mosnjohja e pavarësisë së Kosovës dhe mospërballja e Serbisë me të shkuarën e saj kriminale e spastruese.

Aleksandar Vuçiqi i cili para pak muajve në Mitrovicë mbajti fjalim lavdërues për Milosheviqin, nuk është as në pozitën morale e as politike të ankohet për simbolet tona kombëtare, me të cilat kurrë nuk kemi pushtuar e nuk kemi dëmtuar asnjë fqinjë.

Po ashtu edhe Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka dalë me një deklaratë pas reagimit rreth kësa fotografie nga presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Reagoi për një fotografi me flamurin shqiptar, Ambasada britanike i përgjigjet Aleksandar Vuçiqit
Lexo po ashtu Reagoi për një fotografi me flamurin shqiptar, Ambasada britanike i përgjigjet Aleksandar Vuçiqit

Dhe lidhur me këtë, Ambasada e Britanisë së Madhe është përgjigjur: “Një foto e Ambasadorit në takim me një nga udhëheqësit politik në Kosovë ka marrë vëmendje në rajon. Është punë e ambasadës që të punojë me akterë udhëheqës politik në Kosovë. Ne nuk kemi zgjedhur se si bashkëbiseduesi ynë, në kapacitetin e tij partiak, ka rregulluar dhomën”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori