Fidan Aliti ka thënë se Kosova e meritoi fitoren dhe i mungoi fati në takimin ndaj Malit të Zi që përfundoi me rezultat të barabartë (1-1).

“Kemi ardhur këtu për tri pikë dhe besoj se bëmë një ndeshje mjaft të mirë, kemi pasur shumë raste për ta shënuar golin e dytë dhe për ta mbyllur ndeshjen shumë më herët”.

“Ndihem keq për ekipin dhe djemtë se kemi investuar shumë dhe kemi merituar më tepër”, ka thënë ai.

Kosova e dominon Malin e Zi, por nuk arrin të marrë më shumë se një pikë Kosova e dominon Malin e Zi, por nuk arrin të marrë më shumë se një pikë

“Po e zhvillojmë lojën që dimë, por ndoshta nuk kemi fat. Shpresoj që ndaj Bullgarisë t’i arrijmë tri pikë”.

“Jemi pak të mërzitur (për barazimin), por shpresoj që nesër të bëjmë regjenerimin dhe të mendojmë për ndeshjen e ardhshme ku do të jemi në 100 përqindëshin tonë”, ka shtuar Aliti. /Telegrafi/