Kosova ka barazuar ndaj Malit të Zi (1-1), në ndeshjen e saj të dytë të vlefshme për eliminatoret e Euro 2020.

Kosova e nisi shumë mirë ndeshjen ndaj Malit të Zi, duke krijuar disa gjysmë raste para porte.

Në minutën e 11-të Arbër Zeneli rrezikoi nga gjuajtja e lirë, por portieri malazez intervenoi bukur.

Gjithçka që ndodhi në përballjen Mal i Zi 1-1 Kosovë Gjithçka që ndodhi në përballjen Mal i Zi 1-1 Kosovë

Malazezët u kundërpërgjigjën me goditjen e Fatos Beqirajt, por që në vend ishte Arijanet Muriq.

Pas disa gjysmë rasteve, Kosova e gjeti goli.  Ishte Milot Rashica në minutën e 24-të arriti ta tund rrjetën.

Një aksion i bukur i nisur nga Besar Halimi që pason bukur me Arbër Zenelin, i cili gjuan, por goditja e tij bllokohet, nga mbrojtësit. Topi shkon te Vedat Muriqi i cili nuk arrin të gjuajë, e nga devijimi i mbrojtësit topi shkon te këmbët e Milot Rashicës që gjuan fuqishëm për 1-0.

Pas golit Kosova, luante dhe më mirë duke pasur raste të njëpasnjëshme, sidomos nga kundërsulmet.

Rast shumë të mirë kishte edhe Vedat Muriqin në minutën e 40-të, por portieri kundërshtar ishte në vend.

Edhe Rashica kishte një tast të mirë në kundërsulm, pas një minute, ku ka mundur të jetë më i rrezikshëm. Pjesa e parë u mbyll 1-0 në të mirë të Kosovës.

Më të filluar pjesa e dytë, ndeshja mori ritëm më të shpejtë dhe të dy skuadrat nuk mbroheshin, duke menduar më shumë për sulmin.

Kosova kishte super rast, në minutën e 63-të, ku pas një pasimi të bukur, nga Rashica topi shkoi te Zhegrova i cili bukur tentoi, por që topi kaloi gjithë vijën e portës, duke mos u devijuar nga Muriqi.

Thënia kur nuk shënon, pason dënimi. Malazezët e barazuar rezultatin në 1-1 në minutën e 69-të, me golin e shënuar nga Stefan Mugosa.

Një aksion që nuk premtonte shumë, ku nga e djathta erdhi një harkim, por që topi nuk u largua nga mbrojtja jonë, e që Mugosa përfitoi.

Kosova u hodh në sulm që ta gjej golin e epërsisë, ndërsa rastin më të mirë e kishte Amir Rrahmani që goditja e tij me kokë shkoi ngjitur me shtyllën.

Minutat e fundit u karakterizuan me disa aksione nga të dyja palët, por që pasimi i fundit mungonte dhe rastet shkonin në pa kthim.

Ndeshja mbyllet në barazim, ku Kosova meritoi më shumë se sa një pikë. Tashmë kemi dy pikë dhe shkojmë në Sofje për tu përballuar me Bullgarinë pas tri ditësh. /Telegrafi/