LAJMI I FUNDIT:

Ali Asllani dhe ”Kënga e një plaku”

Ali Asllani dhe ”Kënga e një plaku”
Ali Asllani (1884-1966)

Nga: Gëzim Llojdia

1.


Kur dilte në rrugë Ali Asllani, ishte veshur shik me kostum dhe ecte një zotni. Vashat dhe gratë të marrosura pas asaj bukurie, pas penxhereve përgjonin këtë dalje në rrugët e kryeqendrës .

– Shikoni moj gra, në rrugë po ecën poeti! Kështu e kujtonte një miku im kur për herë ta parë shikonte poetin lirik dhe autorin e shumë poezive të tjera, diplomatin apo ish-kryetarin e bashkisë së Vlorës.

Në Vlorë poeti ka jetuar në një banesë afër Skelës, atje ku sot jeton F. Sh. E shikoja dhe nuk ngopesha me aromën që kishin mbajtur këto mure, frymën dhe djersën e poetit lirik shqiptar. Ja shkallët që ngjiti sipër në tarracë. Atje ishte F. Sh. i cili zbriti me kujdes. Dhoma e madhe kishte një bibliotekë të madhe aq sa mund të kenë sot institucionet bibliotekare në këtë vend. Poeti ishte transferuar në Tiranë dhe shpesh ai vizitonte atje ngrehinën e artit ku mblidheshin shkrimtarët për një dorë muhabet për të dëgjuar lajmet fundit apo të biseduar për krijimtarinë e tyre. Poeti rrinte i heshtur në atë kulvi ngase se shokët e vjetër ishin larguar. Mirëpo, duke zgjedhur të qëndronte nën një regjim, që nuk e shikonte më sy të mirë, poeti s’kishte rrugë tjetër. N. Jorgaqi ka shkruar rreth kësaj çështje. Nëse Lasgushi u mbyll nën vetvete ngaqë edhe ne shkollarët e dinim të vdekur, madje u habitën kur shtypi dha njoftimin për ikjen e tij në Parajsë, poeti lirik lab provoi më kotë të vazhdonte atë rrugë me poezinë e bukur të tij, poezinë e lirë, të pastër dhe të sinqertë, që e kishte shkruar vite më parë dhe nën një regjim tjetër.

Shumë nga miq të tij i propozuan Ali Asllanit, në përfundim të luftës, që të largohej nga Shqipëria, por ai një gjë të tillë nuk e pranoi. Ja vlerësimi i Ago Agajt nga Smokthina, në librin për luftën e Vlorës, 1920, faqe 149: “Qofsh i mallkuar o Ali Asllani, në të dyja jetët që s’u arratise, bashkë me ne dhe ti kishe kënduar lirisht, dhe denjësisht këngët e kësaj epopeje…”. Autori shkruan me respekt për Ali Asllanin, kur përmend atje poemën “Vlora-Vlora” dhe me të vërtetë, në ato vende të lira që Ali Asllani i njihte shumë mirë, patjetër që do të këndonte më shumë e më bukur, asaj ngjarje, sepse kushtet, andej ishin më të mira e të favorshme për të. Por, ai, si patriot, atdhetar i madh që ishte, nuk u largua nga vendi i tij, duke mbetur kështu një shembull i shkëlqyer .

2.

Ja poezitë e tij botuar në gazetën: ”Drita” viti 1966.

Kënga e një plaku

Them të shkruaj një poemë
qoftë lirike, qoftë epike,
do ma vargjet me derhem,
të mos dalin shtatanike.
Rrëmoj gjurmët titanike,
Dëgjoj këngët heroike,
Dëgjoj këngët, ato këngë,
Këngë e gunave pa mëngë.
A e njihni Arbërinë,
mos ja prekni krenarinë,
tanimë na erdhi radha,
e udhëhequr nga një dritë,
Shqipëria monolitë,
merr e jep me re të bardha.
Po ju flas sepse këtu,
treqind muaj edhe t’hu,
e vërteta ja bën mu.
Vendi ynë tani po thuaj,
di ta ndez dhe di ta shuaj,
le të jetë lumi turbull,
ne do hidhemi përtej,
kjo shqiponjë që di e ngrihet,
e di mirë se ku do vej*.
Pra poemë e një poeti,
S’do rëkojë pas këtaj
kjo muzikë eterniteti,
do vazhdoj në tel të saj.
Vendi ynë përherë’ nerënzë
kurdoherë sumbulloret,
kënga jonë përhera këngë,
sevdallesh e këtij vendi,
veshur petka prej argjendi,
mot e jetë do rrotullonet.

3.

Në gazetën ”Drita” të vitit 1966 gjejmë edhe poezi të tjera të cilat nuk kanë atë shkëlqimin e dikurshëm të lirikut poet, që ashtu si kishte mbiemrin kishte edhe vargun poetik: Asllan. Sigurisht, që në kontekst të kohës, Asllani ashtu vetëm mund të gjente hapur për autorin e këngës së Vlorës, pra një dritare të vogël botimi. Poeti ishte gjallë, mirëpo poezia e natyrës së tij mund të thuhet në këto vite kishte lindur e vdekur. Kur vdiq poeti, këto poezi të kësaj kohe janë anashkaluar me të drejtë, mirëpo për hir të së vërtetës po i risjellim, 65 vjet më pa.

Poeti Ali Asllani mbahet mënd për lirikat e bukura aq poetike e shpirtërore saqë një poeti tillë mundtë t’i thurte e t’i latonte mjeshtërisht e bukur. Shiko si e thur ai poezinë e lirë, atë që shpirti i buron vetë.

Për fshatin Vajze

Në krye të fshatit, ka një deli krua,
uj’ i tija akull derdhet në përrua,
dhe në krahun tjetër varet nga një mal
një përru’ i rreptë me utrim’ e val’.
Mu në mes të tyre bregu – Allatoj –
dhe shtëpit e fshatit si fole fajkoj.
fshati babëgjyshit, fshati më i mirë,
nga ata që thuhen: Labëri e lirë.
Aty nënë shkallë blegërin shelegu,
aty përmbi shkallë po gjëmon dybeku,
rreth e rrotull lëmit djemtë hedhin valle,
nënë rrap, në hije, pleqtë qajnë halle….
Lab mor tunjatjeta, s’ka më shumë nevojë,
ky punon për nam, nuk punon për gojë,
S’ka sevda për leka, s’ka sevda për grosh,
nuk e ha meraku për gjë e për llosh.
Po ku ja do qejfi, di për fjal’ të nderit,
di e kren kafshitën nga sqep i skyfterit.
Dimrit nëpër fshatra, verës nëpër stane,
e ç’kërkon më mirë në këtë jallane!?

Në trend Kultura

Më shumë
“Një autograf për nipin tim - skllavin tuaj”!

“Një autograf për nipin tim - skllavin tuaj”!

Kulture
Karnavalet, origjina dhe domethënia

Karnavalet, origjina dhe domethënia

Kulture
Biznesi i filmave ... mbaroi!

Biznesi i filmave ... mbaroi!

Kulture
Kanti dhe çështja për paqen

Kanti dhe çështja për paqen

Analiza
QYSH ATËHERË KJO VAKI PAT MBARUAR

QYSH ATËHERË KJO VAKI PAT MBARUAR

Poezi
Realizmi magjik

Realizmi magjik

Analiza
Kalo në kategori