LAJMI I FUNDIT:

Ali Ahmeti thirrje për veting: Nuk na gjen asgjë edhe po të na burgosin

Ali Ahmeti thirrje për veting: Nuk na gjen asgjë edhe po të na burgosin

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, i ka vazhduar takimet informative me qytetarët në Tetovë.

Në fjalimin e tij mbrëmë, ai foli për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit në nivel të lartë, ndërsa tha se ka kërkuar që Prokuroria të hap hetime për partinë e tij.


Ahmeti gjithashtu theksoi se duhet të bëhet veting ndaj të gjithë mbajtësve të funksioneve publike.

“Duhet të luftojmë kundër të keqes krimit, korrupsionit, veting të kërkojmë, për gjykatës, për policë, për politikanë, unë kam kërkuar zyrtarisht prej prokurorisë, një vendim të këshillit të përgjithshëm të BDI-së të hapen hetime për BDI-në dhe tani nuk durohen, del lloj-lloj analfabeti, hajdut ka vjedh ka bo, ka vjedhë – dërgoje në prokurori! Nxjerri faktet. Kam gënjyer – fute në burg! pse ke gënjyer?! Ka vjedhur – fute në burg hajdutin! 30 mijë funksionarë ka në burgje Amerika, edhe ne po të burgosemi asgjë nuk na gjen”, tha mes tjerash Ali Ahmeti.

Ahmeti mbrëmë u takua edhe me forumin e gruas së BDI-së në Tetovë, ndërsa takimet do të vazhdojnë edhe në qytete të tjera.

Kurse nga ana tjetër, edhe “Grupi i zjarrit” është duke mbajtur takime paralele me qytetarët në vende të ndryshme./Telegrafi/

Deklaratën e Ahmetit për krimin dhe korrupsionin në nivel të lartë mund ta ndiqni nga minuta 53:30.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori