Alexander Chapman nderohet me mirënjohjen “Mik i fëmijëve”


Kompania Alexander Chapman ka pranuar mirënjohje të veçantë për kontributin e tyre shembullor në ndihmën dhe mbështetjen e fëmijëve në nevojë. Mirënjohja “Mik i fëmijëve”, e ndarë nga KOMF Kosova, u bë e mundur për përkrahje të shumta të ofruara nga kjo kompani. SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë patën fatin të përfitojnë nga ndihma e kompanisë, e cila gëzon reputacionin për të qenë një mik i vërtetë për ata që kanë nevojë. Me një donacion prej 50,000 eurosh, donacion ky i më madhi për SOS që dhuroi në muajin shtator Alexander Chapman siguroi dashuri, siguri dhe përkujdes për 37 fëmijë pa prindër.

Ky akt i jashtëzakonshëm i mirësjelljes dhe përkushtimit tregon se një mik mbështetës mund të shfaqet në momente të vështira. SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe të gjithë ata të përfshirë janë mirënjohës për kontributin e vazhdueshëm të Alexander Chapman.Ky nderim është një shembull frymëzues dhe inkurajues për të tjerët që të ndjekin rrugën e përkushtimit dhe ndihmës së fëmijëve në nevojë.







































