LAJMI I FUNDIT:

Alex Song rikujton historinë e transferimit te Barça: Më thanë se nuk do të luaja shumë ndeshje, por e dija se do të bëhesha milioner

Alex Song rikujton historinë e transferimit te Barça: Më thanë se nuk do të luaja shumë ndeshje, por e dija se do të bëhesha milioner

Alex Song ka bërë një pranim shokues teksa tha se ai “nuk e ka menduar dy herë” largimin nga Arsenali pasi ka parë se sa do ta paguante Barcelona.

Ish-menaxheri legjendar i Arsenalit, Arsene Wenger e solli mesfushorin 34-vjeçar në veri të Londrës në një marrëveshje fillestare huazimi në vitin 2005.


Song do të largohej përgjithmonë nga skuadra franceze Bastia në vitin 2006 dhe u vendos si lojtar i rregullt nën drejtimin e Wengerit nga sezoni 2008/09.

Ish-lojtari i Arsenalit shënoi 10 herë në 205 paraqitje për Topçinjtë, me Song që ngriti një Kupë të Ligës gjatë shtatë sezoneve të tij në klub.

Song do të largohej nga Arsenali në vitin 2012 dhe do të përfundonte një transferim prej 15 milionë funtesh te Barcelona.

Duke folur me yllin e Toronto Raptors, Pascal Siakam në Instagram, ish-reprezentuesi i Kamerunit zbuloi historinë e tij të transferimit te klubi nga Camp Nou.

Song arriti 65 paraqitje për Barcelonën gjatë dy sezoneve të tij në Camp Nou dhe fitoi një titull të La Ligës dhe Superkupën e Spanjës.

Nga Ibrahimovic te Coutinho - zbulohet formacioni i të dështuarve të Barcelonës në shekullin 21, shumë yje pjesë e tij
Lexo po ashtu Nga Ibrahimovic te Coutinho - zbulohet formacioni i të dështuarve të Barcelonës në shekullin 21, shumë yje pjesë e tij

Ish-lojtari i Barcelonës dhe Arsenalit më vonë u huazua në West Ham dhe kontrata e tij me klubin e La Liga u ndërpre në vitin 2016.

Kamerunasi pranoi se nuk ishte penduar që u largua nga Arsenali për në Barcelonë dhe pretendoi se lëvizja ishte e motivuar nga paratë.

“Kur Barcelona më ofroi një kontratë dhe pashë se sa do të fitoja, nuk u mendova dy herë”, ka zbuluar fillimisht Song.

“Ndjeva se gruaja dhe fëmijët e mi duhet të kenë jetë të rehatshme pasi të përfundojë karriera ime”.

“Kam takuar drejtorin sportiv të Barçës dhe ai më tha se nuk do të luaja shumë ndeshje, por unë dhashë “në djall” – e dija që tani do të bëhesha milioner”, përfundoi mesfushori nga Kameruni. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

La Liga
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare
Kalo në kategori