LAJMI I FUNDIT:

Alex Rodriguez: Një gjë për të cilën jam mirënjohës tani është koha me familjen time

Alex Rodriguez: Një gjë për të cilën jam mirënjohës tani është koha me familjen time
Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez (Foto: Dia Dipasupil/Getty Images For Entertainment Weekly)

Dhimbja, konfliktet dhe stresi në lidhje me krizën e coronavirusit ka qenë e dukshme në pjesën më të madhe të botës gjatë dy muajve të fundit.

Por mes gjithë pasigurisë ndërsa është nën karantinë, legjenda e bejsbollit, Alex Rodriguez ka qenë në gjendje të zbulojë një rresht argjendi në mes frikës dhe ankthit.


“Një gjë për të cilën jam jashtëzakonisht mirënjohës tani është që të kaloj kohë më shumë me familjen time”, ka shkruar Alex në postimin e tij, ku shfaqet përkrah të dashurës Jennifer Lopez dhe vajzës së tij, Natasha.

Alex Rodriguez, Jennifer Lopez dhe Natasha (Foto: Instagram)

A-Rod, 44-vjeçar, dhe JLo, 50-vjeçe, janë izoluar në shtëpinë e tyre në Miami, në mes të pandemisë, me katër fëmijët e tyre nga martesat e mëparshme.

“Më pëlqen të kaloj kaq shumë kohë me këto vajza të bukura, të cilat akoma qeshin kur bëj veprime të ndryshme me fytyrë”, ka thënë ai.

“Çdo ditë po përpiqem të përqendrohem në bërjen e një gjëje pozitive për dikë tjetër. Kjo është një kohë kur të gjithë duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe duke bërë kështu ne do të ndihmojmë veten të kujtojmë se kjo situatë mund të jetë e përkohshme, por veprimet tona janë të përhershme”, vazhdon më tej Rodriguez.

Alex Rodriguez me familjen e tij (Foto: Instagram)

Rodriguez më pas u bëri thirrje 3.7 milionë ndjekësve të tij në Instagram të bëjnë gjëra pozitive në këtë periudhë të vetë-izolimit.

Alex dhe Jennifer janë së bashku për më shumë se tre vjet, por së fundmi çifti kanë shtyrë dasmën për shkak të COVID-19. /Telegrafi/

Alex Rodriguez me familjen e tij (Foto: Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Magazina
Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Kalo në kategori