LAJMI I FUNDIT:

Aleatët nuk do ta mbështesin Ukrainën nëse ajo “zhvendos armiqësitë” në Rusi, thotë Zelensky

Aleatët nuk do ta mbështesin Ukrainën nëse ajo “zhvendos armiqësitë” në Rusi, thotë Zelensky

Koalicioni që po ndihmon luftën e Ukrainës kundër pushtimit të Moskës nuk do ta mbështeste Kievin nëse do të zhvendoste armiqësitë në territorin rus, ka thënë të dielën presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Besoj se ky është një rrezik i madh, do të mbeteshim vetëm”, tha ai në një intervistë për median kombëtare, ku u pyet nëse ishte koha për një lëvizje të tillë në tokën ruse, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Ai ka folur edhe për luftën e Ukrainës për të rimarrë territorin e saj duke thënë se përparimi dhe përgjegjësia për Ukrainën në fushën e betejës “është gjithmonë dypalëshe”, duke shtuar se partnerët ndërkombëtarë janë pjesë e çdo fitoreje, çdo pengese në kundërsulm, çdo veprimi mbrojtës dhe çdo dobësie.

Ukraina raporton përparime në lindje
Lexo po ashtu Ukraina raporton përparime në lindje

Ndryshe, muajt e fundit është parë një rritje e sulmeve në tokën ruse, me zyrtarët rusë që thonë se dronët dhe bombardimet ukrainase janë përgjegjëse për sulmet që ndonjëherë kanë plagosur ose vrarë civilë.

Zyrtarët në Kiev kanë aluduar për incidentet – Zelensky tha pas sulmeve me dron muajin e kaluar, për shembull, se lufta “po kthehet në Rusi” – por Ukraina shpesh refuzon të marrë përgjegjësinë e qartë për sulmet përtej kufirit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Britanikja e bleu dhjetë euro një unazë në një treg - tre dekada më vonë e shiti për 500 mijë euro

Britanikja e bleu dhjetë euro një unazë në një treg - tre dekada më vonë e shiti për 500 mijë euro

Evropa
Shkencëtarët besojnë se egjiptianët u përpoqën të shëronin kancerin 4000 vjet më parë

Shkencëtarët besojnë se egjiptianët u përpoqën të shëronin kancerin 4000 vjet më parë

Botë
Dronët ukrainas mund të godasin qindra kilometra brenda Rusisë, thotë zyrtari i Moskës

Dronët ukrainas mund të godasin qindra kilometra brenda Rusisë, thotë zyrtari i Moskës

Evropa
Kjo është rrahja më e çuditshme në botë - ajo u filmua në Meksikë

Kjo është rrahja më e çuditshme në botë - ajo u filmua në Meksikë

Amerika Latine
A mund të bëhet president Trumpi edhe nëse dënohet?

A mund të bëhet president Trumpi edhe nëse dënohet?

Amerika
Ukrainasit pretendojnë se Rusia ka pësuar humbjen më të madhe artilerike që nga fillimi i luftës

Ukrainasit pretendojnë se Rusia ka pësuar humbjen më të madhe artilerike që nga fillimi i luftës

Evropa
Kalo në kategori