LAJMI I FUNDIT:

Aleanca për Shqiptarët reagon për protestat kundër paraleles shqipe në Çashkë

Aleanca për Shqiptarët reagon për protestat kundër paraleles shqipe në Çashkë

Aleanca për Shqiptarët nëpërmjet një njoftimi thonë se “më indinjatë të thellë mori lajmin e fundit për protestat e prindërve maqedonas në komunën e Çashkës, njësoj si para disa ditëve në komunën e Gazi Babës, shkollën e Njegoshit për parandalimin e nxënësve shqiptarë të mësojnë në objekt të njëjtë me ato maqedonas, që na përkujtojnë skenat e thirrjeve nacionaliste të viteve të 90-ta ku kërkohej “bonbola Gazi për shqiptarët” gjatë kërkesave për hapjen e “Fakultetit pedagogjik””.

“E përkujtojmë qeverinë dhe MASH-in se jeni duke vepruar njësoj si regjimi i vjetër OBRM-PDUKM-BDI, duke atakuar pjesën më të pambrojtur të shoqërisë-fëmijët për pikë ditore politike, ku dhe sot na kujtohen skenat para zgjedhjeve me zënkat e nxënësve nëpër autobusët urban në Shkup. Vallë kështu e ndërtoni “shoqërinë për të gjithë. Paramendoni që kjo situatë të përcillet në shkollat në gjuhën Shqipe në komunat ku shqiptarët janë shumicë dhe prindërit shqiptarë nuk lejojnë që me fëmijët maqedonas të mësojnë bashkë në të njëjtin objekt. Kush do të jetë fajtor për këtë?”, shprehen nga ASH, njofton Telegrafi Maqedoni.


Ata shtojnë se para do kohe kanë këruar dorëheqjen e minsitrit Arbër Ademi duke numëruar disa shkaqe, po ky person, sipas ASH-së, dëshiron që shkollat shqipe të shndrërroj në arena për konfilikte nacionale.

“Këtë e vërteton edhe situata me shkollën “25 Maj” të Hasanbegut ku kryetari i komunës së Gazi Babës, pas mbarimit të dytë të mandatit të drejtorit Fadil Murtezani emëron ushtrues detyre Ibe Mustafa. Nxitësi, gjegjësisht ministri Ademi nuk vepron si në rastet e Gostivarit dhe Zhelinës por politikisht organizon prindërit shqiptar në protestë njësoj si LSDM në Idrizovë dhe Çashkë”, thuhet në njoftimin e ASH-së./Telegrafi/