LAJMI I FUNDIT:

Aleanca për Shqiptarët kërkon dorëheqjen e ministrit të Arsimit, Arbër Ademi

Aleanca për Shqiptarët kërkon dorëheqjen e ministrit të Arsimit, Arbër Ademi

Partia opozitare shqiptare kërkon dorëheqjen e ministrit të Arsimit, Arbër Ademi për skandalet që e kanë përcjellë dhe që po përsëriten sot e kësaj dite.

Sipas tyre, vetëm një demagog i llojit të tillë pranon dhe vazhdon të qëndrojë ende në atë pozitë, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Departamenti i arsimit pranë “Aleancës për Shqiptarët” e informon dhe e përkujton opinionin publik një numër të vogël të skandaleve të ministrit dhe dikasterit që udhëheq. Edhe pse këto janë skandale të përditshme, ministri shtiret sikur asgjë nuk ndodh gjithmonë duke folur për kohën e ardhshme dhe duke përdorur frazat: “veç sa nuk u realizua”, “projekti është gati”, “tenderi u anulua””, thuhet në njoftimin e ASH-së duke përmendur skandalet e ministrit Arbër Ademi.

Sipas tyre, vetëm një demagog i llojit të tillë pranon dhe vazhdon të qëndrojë ende në atë pozitë./Telegrafi/