Aleanca pë Shqiptarët nesër vendos nëse do të mbetet pjesë e Qeverisë dhe për Kongresin e partisë
Kuvendi Qendror i Aleancës për Shqiptarët nesër në Gostivar do të mbajë mbledhje të rregullt në të cilën do të shqyrtohen gjendjet në parti dhe do të bëhen përgatitje për kongresin e partisë.
Mes temave do të jetë edhe vendimi nëse Aleanca për Shqiptarët do të mbetet në koalicionin qeveritar. Për këtë temë pritet që lideri i partisë Zijadin Sela të japë informacion për bisedimet me kryministrin Zoran Zave që prej tre ditëve.
Fillimi i takimit është caktuar për nesër (e diel) në orën 11 në restorant “Arena” në Gostivar dhe në të janë ftuar delegatë nga strukturat partiake dhe degët e partisë.
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev në emisionin “Studio e Natës” në televizionin Telma deklaroi se propozimet për vendet e zbrazëta ministrore janë dërguar deri te Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe se propozimi i Aleancës për shqiptarët për vendin ministror të Shëndetësisë ka qenë i papranueshëm.
Për propozimin që për ministër të Shëndetësisë të emërohet Venko Filipçe, kryeministri Zaev vlerëson se bëhet fjalë për njeri i cili do t’i zbatojë reformat në shëndetësi.
Para tre ditëve, në takimin me kryeministrin Zaev lideri i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela nuk e pranoi vendin e ofruar për nënkryeministër për reforma në Qeveri në zëvendësim të pozicionit ministër të Shëndetësisë.
Sela të enjten deklaroi se Aleanca për Shqiptarët mbetet në qëndrimin për mbajtjen e ministrisë së Shëndetësisë, e cila mbeti bosh pasi që Arben Taravari u bë kryetar i Komunës së Gostivarit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City