LAJMI I FUNDIT:

Alden Skrijelj është “Ylli i Javës” së 25-të në elitën e futbollit kosovar

Alden Skrijelj është “Ylli i Javës” së 25-të në elitën e futbollit kosovar

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 25-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të KF Fushë Kosova, Alden Skrijelj.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Bujar Asllani, Berat Berisha dhe Shyqeri Salihu.


Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e 25 -të t’i takojë Alden Skrijelj, i cili ishte golashënues i dyfishtë në ndeshjen kundër kampionit dhe liderit aktual, Ballkanit, me çka ishte edhe vendimtar në fitore si dhe me një paraqitje të mirë gjatë gjithë ndeshjes.

Pasi mori këtë çmim futbollisti i KF Fushë Kosova u shpreh i lumtur që për herë të parë u vlerësua si më i miri i javës.

“Jam i lumtur dhe do të thotë shumë për mua që mora këtë çmim. Do të doja të falëndëroja të gjithë, nga shokët e skuadrës deri tek trajneri”.

“Shpresoj që të ketë më shumë çmime të tilla dhe mbi të gjitha të vazhdojmë me rezultate të mira si skuadër”, tha Alden Skrijelj për faqen zyrtare te FFK-së./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Bundesliga
Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Ndërkombëtare
Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Kalo në kategori