Albumi i ri i Ronës me motive shqipe (Video)

Rona Nishliu ka paralajmëruar albumin e saj të ri që do të jetë një përzierje e xhazit, ‘trip-hopit’ dhe ‘soulit’ me motive shqiptare.
Këngëtarja më e suksesshme që e ka përfaqësuar ndonjëherë Shqipërinë në Eurovision, ka publikuar një paraqitje të shkurtër të albumit me titull “Me motive tonat” që në fakt është paralajmërim i albumit dhe i dokumentarit të Ronës.
“Jam në përgatitje të albumit, ky ‘trailer’ është paralajmërim i albumit dhe i dokumentarit”.
“Dokumentari në fakt do të jetë pjesë e rëndësishme e prezantimit tim si artiste, bashkëpunëtorëve në këtë projekt, partnerëve institucionalë, kulturës muzikore shqiptare dhe vendit tonë në përgjithësi”, ka deklaruar Rona për Telegrafi. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































