LAJMI I FUNDIT:

Albulena Haxhiu kërkon dorëheqjen e Kadri Veselit

Albulena Haxhiu kërkon dorëheqjen e Kadri Veselit

Deputetja Albulena Haxhiu, anëtare e Kryesisë së Kuvendit nga radhët e Vetëvendosjes, ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, për shkak të fyerjeve që po u bën deputetëve të Kuvendit.

Ajo këto komente i bëri pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, për të cilën tha se nuk kishte marrë ftesë.


“Unë nuk mbaj mend ndonjë vendim të keq të Kuvendit, qoftë marrëveshjen e prillit, qoftë për Gjykatën Speciale, ligji për amnisti, qoftë tash demarkacioni, ku nuk PDK dhe LDK-ja janë bërë bashkë. Pra siç duket LDK është i vetmi subjekt politik që e mban gjallë PDK-në, arsyeja është për shkak se në mbledhjen e  kryesisë hymë të paftuar pasi nuk kanë ftuar dhe u bëmë kinse s’kemi pasur ftesë”, tha ajo.

Haxhiu e ka quajtur të papranueshme sjelljen e kreut të Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar dorëheqjen e tij për shkak të, siç u shpreh, fyerjeve të vazhdueshme.

“Për ne është e papranueshme që Kadri Veseli të jetë kryetar i Kuvendit dhe u bë shumë gjatë që ai në krye të foltores shan deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe ky njeri duhet të tërhiqet dhe nuk e meriton të jetë në krye të Kuvendit. Nuk mund ta durojmë një njeri që në vazhdimësi na fyen”, ka thënë Haxhiu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Lajme
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori